Trupat britanike kanë qenë në këtë vend që prej vitit 2001dhe kampi "Bastion" i vendosur në shkretëtirë në Provincën e Helmandit ka qenë baza kryesore deri në vitin 2006.
Gjatë kësaj periudhe, numri i ushtarëve britanikë që humbën jetën në Afganistan ka qenë 453 persona. Komanda e Mbretërisë së Bashkuar në provincën e Helmandit ju transferua forcave amerikane në prill bashkë me personelin, automjetet ushtarake britanike kanë filluar të kthehen në shtëpi muajt e fundit.
Në kulmin e luftës në vitin 2009, rreth 10.000 trupa në Mbretërinë e Bashkuar janë dislokuar dhe kanë qëndruar në Kampin Bastion dhe 137 bazat britanike të patrullimit në Afganistanin jugor. Vetëm një numër i vogël i personelit kanë qëndruar në Afganistan pasi janë pjesë e akademisë ushtarake britanike në Kabul. /Start/