Shpërthen bombula me oksigjen në një dyqan në rrugën e “Barikadave”. Nuk ka pasur viktima, por shitësi Sadik Loku ka mbetur i plagosur.
Shitësi ka pësuar dëmtime të mëdha në shpinë. Në momentin e shpërthimit po mbushte bombulat me oksigjen nga depozita.