Qëndrimi i ministrave teknikë në qeveri, mbetet çështja më e diskutuar brenda PD-së. Kjo çështje me sa duket po trondit jo vetëm themelet e koalicionit opozitar, por në të njëjtën kohë edhe vetë PD , pasi disa prej anëtarëve të kësaj force ende nuk e kuptojnë këtë qëndrim të Bashës për të qenë përmes ministrave pjesë e qeverisë.


Ironisë dhe akuzave të këshilltarit bashkiak, Fabian Topollaj, për ministra që vazhdojnë qëndrojnë në një qeveri, të akuzuar për vjedhjen e zgjedhjeve iu është përgjigjur Edi Paloka, nënkryetar i PD.

Ndërsa Paloka kërkon që demokratët të fajësojnë në radhë të parë qeverinë Rama se vodhi zgjedhjet, Topollaj thotë se hajdutin e përfaqësojnë 7 ministrat e PD.