Të paktën 16 persona raportohen të plagosur pas një shperthimi gazi, që shkaktoi flakë të mëdha, në një lagje tregtare në Kansas City, Missouri të SHBA.



Policia bëri të ditur se një makinë besohet të jetë përplasur me një depozitë gazi pranë një restoranti, pasditen e së martës.



Gjendja shëndetësore e të plagosurve nuk bëhet ende e ditur, por disa prej tyre “dukeshin në gjendje kritike”, njoftoi zëdhënësja e spitalit.



Mediat raportojnë për një total prej 14 te plagoir, 9 prej te cileve u derguan ne spiotal.



Pamjet nga vendngjarja tregojnë zjarrëfikëset dhe ekipet e emergjencave, të cilët luftojnë ndaj flakëve, që duket se kanë përfshirë një bllok të tërë banesash.



Zona tregtare e krijuar në 1922 bazohet në arkitekturën spanjolle të Sevijas dhe përfshin dyqane me pakicë, restorante, apartamente dhe zyra.