Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në periferi të qytetit të Fushë-Krujës.


Mësohet se ka shpërthyer një sasi eksplozivi e cila ishte vënë në një makinë tip Golf 6 e parkuar në oborrin e një shtëpie.


Makina është në pronësi të shtetasit Saba Xaka, ndërkohë që nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, raporton Shqiptarja.com


Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve.