Së paku 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në një kolegj në Krime, zonë e aneksuar nga Rusia.


Sipas zyrtarëve, një pajisje eksplozive e paidentifikuar shpërtheu në kolegjin në Kerch, ku Rusia ka ndërtuar një urë mes gadishullit dhe Rusisë.


Të dhënat e para flasin se ishte një shpërthim me gaz. Zëdhënësi i Kremlinit deklaroi se po hetohet për një sulm të qëllimshëm.


17 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)