Tjetër sasi tritoli dhe këtë herë ka shpërthyer ndryshe nga dy rastet ku u gjet në mes të rrugës dhe në derën e një zyre përkthimi duke u çaktivizuar nga xhenierët.


Po flasim për një ngjarje të ndodhur pas mesnate në Vlorën e kthyer në bazën e eksplozivit në 11 ditët e para të prillit.


Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali në lagjen “Rilindja” dhe fatmirësisht nga shpërthimi janë regjistruar vetëm dëme materiale.







“Më datë 11.04.2019, rreth orës 03:35, në lagjen “Rilindja”, në afërsi të lokalit me pronar S.Z., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale”, njofton policia.


Policia dhe grupi hetimor po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.