ankara1Ministrja e Mbrojtjes ka reaguar në Facebook lidhur me lajmin e një shpërthimi të rëndë në Ankara të Turqisë, që iu ka marrë jetën 28 personave.

"Lajm i tmerrshëm sulmi terrorist ndaj personelit ushtarak në Ankara. Lajmi i mirë është që asnjë nga 71 studentët shqiptarë në akademitë ushtarake atje nuk është i përfshirë. Ngushëllime familjarëve të viktimave dhe qeverisë turke! Shërim të shpejtë për të plagosurit", - shkruante ministrja.