Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në OSLO ku një shpërthim bombe ndodhi në ndërtesat e qeverisë së Norvegjisë e më pas ë pasur me një ngjarje të dytë, ku një person i veshur si oficer qëlloi 4 perosana, ka reaguar edhe Presidenti i Amerikës Barak Obama. Presidenti Obama ka dënuar ngjarjen e rëndë dhe ka konfirmuar ndihmën e SHBA-së në ndihmë të popullit norvegjez. “Shpreh ngushëllimet për viktimat e kësaj ngjarje”, ka deklaruar Obama duke shuar se të gjithë jemi të interesuar për të luftuar terrorizimin.
Ndërkaq deri tani mësohet se numri i viktimave ka shkuar në 11 persona. Situata në Oslo është e rëndë dhe ushtria ka marrë në dorë Oslon. Tashmë rrugët e Oslos janë tërësisht të bllokuara.
Shpërthimet në Norvegji mësohet të kenë qenë hakmarrje xhihadiste, pasi një grup terrorist mori përsipër ngjarjet.