Shpëtim Duro do të jetë trajneri i ri i Flamurtarit. Ashtu siç ishte paralajmëruar 24 orë më parë nga Supersport pas eliminimit të vlonjatëve nga Kupa e Shqipërisë nga Besëlidhja, klubi kuqezi largoi nga drejtimi Gentian Mezanin, për ti dhënë drejtimin e ekipit Duros, një emër i suksesshëm si në Kategorinë Superiore gjithashtu dhe në Maqedoni, me skuadrën e Shkëndijës së Tetovës, së cilën e drejtoi me sukses në vitin 2015-të.


57-vjeçari arriti marrëveshjen me Flamurtarin, pas një takimi që pati këtë të enjte me presidentin Idrizi në qytetin jugor.


16 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)