Kryeministri Sali Berisha i ka derguar nje mesazh ngushellimi familjes se Shpetim Xhyherit, i cili u nda dje nga jeta. "E dashur bashkeshorte, femije, familjare te te ndjerit Shpetim Xhyheri!. Ndarja e parakohshme nga jeta e njeriut tuaj me te dashur, Shpetimit, mikut tim dhe veprimtarit te shquar te Partise Demokratike, eshte nje humbje e madhe e pakompesueshme per ju, per miqte e Shpetimit, per Vloren dhe Partine Demokratike", shkruan kryeministri. Ai e ka cilesuar Shpetim Xhyherin si nje qytetar dhe prind shembullor, nje udheheqes, organizator i cmuar i Partise Demokratike te Vlores ne kohet e saj me te veshtira. "Duke ndare me ju dhimbjen e thelle nga kjo humbje e rende, lutem qe ju te gjeni forcen per te perballuar ate me dinjitet dhe qe shpirti i Shpetimit te gjeje paqen qe meriton", perfundon mesazhi i kreut te qeverise dhe Partise Demokratike, Sali Berisha.