Refleksion rreth filmit artistik shqiptar Maya me regji te Pluton Vasit si perballen mentaliteti dhe qyteterimi




Kur shkojme te shikojme nje film shqiptar ulemi ne sallen e kinemase me plot paragjykime e xhepin mbushur me verejtje. Pa he cna ka bere ky... Keshtu shkova edhe une. Zgjodha kinemane Imperial qe te isha rehat. Ne fillim u dha nje reklame. Kur faphellip filloi filmi. Nje shqiptar I huaj vjen nga Perendimi dhe trazon gjithe qytezen Gromas. Samiu i ardhuri nga larg e zgjon ate nga nje gjume i rende qe po te mos ishte dukur Ai kushedi sa do zgjaste ky gjume letargjik. Interesante eshte se qyteza pasi u krye procesi i zgjimit te saj e perze heroin e kesaj ndodhie me permasa shume te rendesishme per kete kend te botes. Ky eshte subjekti me dy fjalehellip Samiu eshte shqiptar nga gjaku por I huaj se ka jetuar larg ne qyteterimin qe lind nga perendon sic thote Sami Frasheri. Keshtu ai iken nga ka ardhur. Gjate jetes se shkurter ne qyteze personazhi kryesor krijon lidhje per hir te punes profesionit te tij me Mayan banore e atyshme me Bekimin shefin e policise Drinin Burhanin Mexhitin Halisen Tajen e ndonje tjeterhellip Ne nje veper artistike te cdo lloji subjekti nuk eshte gjithcka. Ai eshte mjeti me ane te te cilit autori shkrimtari kompozitori piktori regjisori transmetojne mesazhet qe i mundojne ata gjithe jeten per tua percuar te tjereve. Por ky subjekt i vepres duhet te jete i tille qe te te mbaje ty ne tension per te zbuluar se cfare do ndodhe sekuence pas sekuence. Ose te mos lodhemi po citojme Tolstoin i cili e thote me bukur nga te gjithe Veper e mire eshte ajo qe te merr per dore nga rreshti i pare deri tek fjala fund. Te them te drejten pas disa castesh une harrova qe isha ne film. Realiteti jetesor dhe ai artistik ishin shkrire ne nje. Kjo do te quhej edhe merita me e madhe e regjisorit ti nuk ke kohe te vesh re kameran lojen artistike te aktoreve mizanskenen dekorin etj. d.m.th vetedijen se po veren nje veper arti por po shikon jete dhe behesh edhe vete pjese e saj. Dhe gezohesh qe ky Samiu qe ka ardhur nga larg ne vendin e origjines nuk i ka mbeshtetur shpresat tek ajo cope prone qe trashegon nga te paret e tij por ve ne levizje idete e tij qe shprehen me nxjerrjen thjesht te nje tabele te quajtur - Parukeri - Ai e nuhati e ndjeu e kuptoi se keta njerez te thjeshte por krenare ne brendine e tyre kane nevoje ta vene ne dukje ne forme ne paraqitjen e jashtme bukurine e tyre te brendshme. Nje rruge e dy pune Me kete ai Samiu i qyteterimit i hap pune vetes dhe keshtu siguron jeten por edhe sjell nje ndryshim ne kete cep te veteharruar te Botes. Autori ve ne dukje ketu fuqine e ideve. Nje shkencetari yne Arben Vrapi thote Nuk eshte e vertete qe nuk kemi ide sepse jemi te varfer. Eumlshte e kunderta nuk kemi ide prandaj jemi te varfer. Per te mos u larguar nga kjo tema e ideve qe mua me pelqen Drini dhe Burhani banoret e qytezes jane antiteza e Samiut. Pikerisht ketu autori zhvillon nje linje shume interesante ate te marredhenies se Burhanit luajtur me mjeshteri nga Arben Derhemi. Burhani eshte dembel ska asnje ide se si te eci perpara dhe kujton se do ti ndrise fati me gjetjen e nje poceje vorbe e qe te tjeret ia shtine ne mendje se eshte objekt arkeologjik madje me shume vlere. Ne fund kjo poce e vleresuar nga Samiu me shumen prej 1 milionesh per zemergjeresi dhe keqardhje per varferine e Burhanit perfundon si nje vazo lulesh detaj i mrekullueshem ky jo si qellim ne vetvete por ne sherbim te idese se filmit. Te terhequr nga idete ne desh harruam Mayan. Maya eshte e para qe kupton se nuk mund ta heqe jeten zvarre sic e ka terhequr jeta ate. Ajo shkon e para te prese floket tek Samiu dhe autori ka nenvizuar bukur pamjen dhe ecjen e saj krenare permes sheshit te qytezes pa harruar syte pergjues te te tjereve qe jane te dyzuar ne qendrimin e tyre mentaliteti i se kaluares i ben ata qortues per veprimin e saj deshira e brendshme i beri admirues dhe imitues te saj imitim qe hap pas hapi do ta vene edhe ata ne jete. Duke qendruar tek Maya tradhtia bashkeshortore e saj nuk do te pranohej edhe ne qendrat me te zhvilluara te njerezimit por simbolika e ketij veprimi presupozon vdekjen qe peson shpirti i njeriut nga jeta pa jete nga ditet qe jane te gjitha njesoj ne provincen ku nuk ndodh asgje. Per kete madje shkrimtari i madh Molieri ka nje komedi ku dy shoke te ngushte pasi martohen pesojne nje fat te ndryshem. Njeri prej tyre e nxjerr gruan e bukur shetitje e con ne teater ne mes miqsh e neper festa dhe ajo kurre nuk e tradhtoi ndersa tjetri e mbylli me celes ne shtepi nga xhelozia. Dhe pikerisht gruaja gjeti menyren ta tradhtonte thjesht per te dale nga ajo jete e mynxyre dhe shume monotone. Duke e motivuar dhe misheruar artistikisht autori ve ne dukje ne kete veper nje gje shume te rendesishme per cdo shoqeri vecanerisht per shoqerine shqiptare zbatimin me drejtesi te ligjit. E drejta si kategori shoqerore e jetes njerezore eshte prezente ne te gjitha veprat letrare te medha te letersise boterore qe nga Homeri Dantja Shekspirihellip Hamleti a nuk thote se une paskam lindur te te ndreq-drejtesi o dreq Por qe te zbatohet e drejta duhet se pari te jete i drejte i ndershem ai qe ka ne dore ligjin. Ketu eshte krijuar nje personazh shume interesant ne rolin e komisarit te policise. Bekimi kompleks do te thosha luajtur shume bukur nga Muzafer Zifla. Ai rri midis medyshjes se detyres shteterore dhe ngasjes ndaj Mayas ngasje qe ze shtytje pas dhenies se saj ndaj Samiut. Personazhi i tij thote shume per realitetin shqiptar perndryshe punet nuk do te marrin rrugen e drejte perka prosperiteti e qyteterimi. Madje autori e thote troc ne film Gjerat do te shkonin mire nese secili do te shihte punen e vet. Eumlshte detaj i bukur ai qe punonjesja e postes ne vend qe te bente detyren ia ka fshehur Samiut per nje kohe te gjate korrespondencen. Qendrova gjate tek mesazhet por sic e thashe ne fillim keto mesazhe nuk jane dhene si nje leksion. Ato dalin vetem nga konteksti artistik i ketij filmi te mrekullueshem shqiptar qe perben nje ngjarje per kinematografine tone. Une do ta quaja nje veper me fytyre cehoviane. A seshte loja e aktoreve Rovena Lule Genti Kame Muzafer Ziflaj Alert Celoaliaj Arben Derhemi Xhevahir Zeneli Eva Hasula Zyliha Miloti Mariana Kondi etj. nje loje profesioniste e tille sa duke hyre nen lekuren e personazheve harron emrat e tyre te vertete. Kamera e Ram Shanit qe nga kompozimi thellesia e kuadrit perqendrimi tek detaji dhe sidomos loja e saj ne vetem dy-tri mije metra katrore sa ceshte sheshi i qytezes Gromas ne kete rast i Petreles se bukur. Kjo kamera eshte nje figure pikture jo si qellim ne vetvete por ne funksion te idese se filmit. Kete terren shprehes ia krijoi kameras piktori i talentuar Adnand Kastrati me vizionin e tij te persosur piktoresk. Elementi tjeter i rendesishem ne film zeri i Bardhyl Xhanit rrit cilesine e vepres kur e dime qe rruga zanore aq me peshe shpesh le per te deshiruar ne filmat shqiptare. Ketu ai eshte i qarte ne degjim e brilant ne tingellim. Do evidentoja edhe nje tjeter element realist here-here te padukshem ne filmat shqiptare emrat e personazheve. Ketu ata quhen Sami Mexhit Burhan Maya Bekim etj. Po te rikujtojme filmat e kohes se kaluar shumica e emrave te personazheve per cudi quhen Kristaq Jani Loni Pali etj. me perjashtim te ndonje pastrueseje institucioni qe quhej Ike Aishe etj. gje qe nuk ishte realiste. Pse ka ndodhur kjo dikur une nuk di ta them por e verteta keshtu eshte. Mund te thote dikush se kjo nuk e prek vleren e vepres... Po por realitetin nuk e pasqyron ama. Regjisorit te Mayas nuk i ka shpetuar ti vizatoje personazhet te bukur krenare dinjitoze shqiptare ashtu sic i kane pershkruar gjithe te huajt qe kane ardhur ne Shqiperi nder shekuj. Nje sugjerim do te kisha per regjisorin Me filmin Maya ai arriti nje rruge te larte. Te mendohet mire kur te filloje nje veper te re se hija e Mayas mund ti zere pamjenhellip Me kete film Pluton Vasi pse mos ta themi si rilindasit tane dikur u beri thirrje shqiptareve Qyteterohuni


Regjisor - Dokumentarist