Për thertoret pa standarde nuk është e shqetësuar vetëm AKU, por tashmë edhe biznesi. Konkurenca është arsyeja kryesore pse biznesi i thertoreve kërkon një kontroll më të rreptë nga ana e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit.


Përfaqësuesit e biznesit të thertoreve të çertifikuara kanë ngritur shqetësimin për funksionimin e bizneseve paralele, të cilat veprojnë jashtë standardeve dhe u bëjnë këtyre të fundit konkurencë.


Ka dyqanin sipër kanalit dhe VC që ka pasur mbrapa e ka kthyer në pikë blerje.Unë kam tre vjet që nuk kam asnjë lloj marrëdhënie me Fredin sepse kur ja kam treguar më ka thënë: jo nuk e shoh dot veten pa picerinë unë.


Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dritan Sejko, tha se monitorimet në terren janë të vazhdueshme ndërsa do të marrë masa edhe për rastet konkrete të denoncuara.


Sejko: Nuk ekziston asnjë pikë therje e liçensuar në Lushnje, nëse janë më thoni ku janë. Janë për tu mbyllur dhe për tu ndjekur ku janë.


Diskutimet u zhvilluan gjatë takimit të organizuar nga Qendra e Eksporteve Shqiptare dhe Shoqata e Industrisë së Ushqimit të drejtuara nga Alban Zusi, me qëllim nxjerrjen e problematikave për thertoret dhe në tregtimin e mishit.


/Oranews.tv/


 


 


 


 


 


 


 


 


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter