Nje rol te rendesishem ne zgjedhjet vendore neser ne Shqiperi e kane edhe vezhguesit vendas. Ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve jane regjistruar mbi 4 mije vezhgues qe jane ndare ne grupe te levizshme dhe te stacionuara. Nje vecanti sivjet organizatat e grave jane bere vezhguese per te studiuar pjesemarrjen e grave ne zgjedhje.
Vezhguesit vendas kane bere gjithcka gati per te ndjekur nga afer te dielen zgjedhjet e pushtetit vendor. Ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve jane akredituar me shume se 4 mije vezhgues vendore pjesetare te disa organizatave. Edhe kete vit shoqeria civile ka grumbulluar energji te mjaftueshme per te vezhguar procesin zgjedhor. Krahas koalicionit te vezhguesve me 900 vezhgues me grupe te levizshme risia kete vit jane vezhguesit e palevizshem te unionit shqiptar te cilesise se jetes si dhe forumi i organizatave te grave qe do te ndjekin pjesemarrjen e grave ne zgjedhje.
Ne kerkesat e para ndaj vezhguesve eshte rrjedhshmeria e procesit zgjedhor - thote Kristaq Kume drejtues i Institutit per zhvillimin e demokracise dhe sistemeve zgjedhore. - Vezhguesit do te studjojne se cili eshte shkaku kryesor qe mund te pengoje normalitetin e zgjedhjeve mungesat e njerezve ne listat zgjedhore apo nderhyrje nga persona te paautorizuar. Zoti Kume thote se vezhguesit vendore do te garantoje nje vezhgim te pavarur per zbatimin e ligjit dhe nga ana tjeter ata do te jene bashkepunues te vezhguesve te huaj.
Zgjedhjet vendore te 8 majit po priten me interesim nga qytetaret qe votojne per drejtuesit e komunitetit te tyre. Mbi 150 mije te rij votojne per here te pare krahas disa miliona te tjere. Tashme po mberrjne edhe vezhguesit afatshkurter nga OSBE dhe Keshilli i Europes dhe shume vende te tjera.