Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, nënshkroi me ambasadoren gjermane në Shqipëri znj. Susanne Schütz marrëveshjen e financimit të projektit Fondi për formimin profesional dhe punësimin – Qendra Multifunksionale e Kamzës.


Për punimet që do të realizohen në Qendrën Multifunksionale të Kamzës Qeveria Federale vë në dispozicion 4.5 milionë euro. KfW-ja vijon kështu më tej angazhimin e GIZ-së, e cila në vitin 2013  mbështeti me sukses  shkollën e Kamzës.


Në këto katër vite Gjermania dhe Shqipëria ia kanë dalë të përmirësojnë bashkarisht në mënyrë të ndjeshme forcën tërheqëse të arsimit profesional. Vetëm brenda një viti numri i nxënësve në Kamzë është rritur me 30% ndërsa ai i aplikimeve është aktualisht dy herë më i lartë se ai i vendeve të disponueshme.


Në këtë pikë vjen angazhimi i këtij projekti të ri. Me fondet e vëna në dispozicion do të rikonstruktohen apo do të rivihen në funksionim ndërtesat ekzistuese, do të ndërtohen punishte në fushën e automekanikës / mekatrinokës, bujqësisë / teknologjisë ushqimore si dhe një hotel ushtrimor për studentët e degës së hoteleri/turizmit. Krahas kësaj do të sigurohen makineri dhe pajisje të tjera e material mësimor shtesë.


Krahas kësaj synohet vijimësia e dialogut mes palëve rreth mënyrave se si sektori privat të përfshihet më shumë në sistemin arsimor dhe se si shkollat profesionale të gjenerojnë edhe më shumë të ardhura.


3 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)