Ka përfunduar pa gola miqësorja e luajtur në Elbasan Arena ndaj Jordanisë. Një ndeshje test për kuqezinjtë, në prag të përballjes me Izraelin për Ligën e Kombeve


Kuqezinjtë janë treguar më këmbëngulës këtë fragment loje, por nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e rrjetës


Në pjesën e parë vlen për tu theksuar një penallti e mohuar në minutën e 25-të, teksa Grezda ka lënë pas shpine mbrojtjen e miqve dhe teksa ka hyrë në zonë është rrëzuar në mënyrë të gabuar nga mbrojtësi jordanez, por arbitri kryesor nuk ka qenë i këtij mendimi.


Ndërkohë në të dytën kanë qenë serish kuqzinjtë që kanë kërkuar golin, e Uzuni ishte shumë pranë, por e ndali vetëm shtylla.


10 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)