Ne Shqiperi ministria e Drejtesise dhe Prokuroria jane perplasur lidhur me denimin me dy vjet burg te djalit te deputetes socialiste Luiza Xhuvani i akuzuar per vrasje.


Ministria e Drejtesise nisi nje inspektim lidhur me kete ceshtje dhe i ka kerkuar presidentit Bamir Topi dhe kryeprokurores Ina Rama te nisin procedimin disiplinor ndaj prokurorit te ceshtjes dhe drejtuesit te prokurorise se Tiranes.


Sipas ministrit Eduard Halimi eshte e paparanueshme te kerkohen vetem dy vjet burg ndaj agresoreve te jetes se qytetareve. Prokuoria reagoi menjehere duke e cilesuar aktin e ministrise se Drejtesise si nje nderhyrje te rende ne funksionimin dhe pavaresine e sistemit te Drejtesise dhe presion te hapur ndaj gjykates e prokurorise ne nje kohe kur sipas saj nuk jane shterruar te gjitha shkallet e gjykimit.


Kjo deklarate solli nje tjeter pergjigje sot nga ana e ministrise e cila thekson se inspektimi eshte bere konform kushtetutes dhe se prokurorja e pergjithshme duhet te qendroje larg deklarimeve emocionale.