- Shqipëria U-19 humbi 3-0 me Poloninë në ndeshjen e fundit për "Slovakia Cup 2007" në Grupin A. Kuqezinjtë e Ramadan Shehut pësuan dy gola në pjesën e parë. Në tri takime përfaqësuesja jonë pësoi tri humbje: me Sllokakinë 5-0, Kroacinë 2-0 dhe Poloninë 3-0, duke pësuar 10 gola pa mundur të shënojë qoftë edhe një gol nderi. Vendin e parë në grupin tonë e zuri Sllovakia, që do të ndeshet në finale me Cekinë, fituese e Grupit B.