Ne adrese te Organizates se Kombeve te Bashkuara per Edukim Shkence dhe Kulture - UNESCO - mund te shkojne dy dosje per Eposin e Kreshnikeve. Kosova dhe Shqiperia nuk kane arritur te merren vesh per nje projekt te perbashket - shkruan dje Koha ditore. Kur ne Shqiperi propozimi per Eposin e Kreshnikeve per tu listuar ne trashegimine boterore ka dy vite i perfolur mediat kosovare njoftojne se po behet gati qe nga Kosova te shkoje nje tjeter dosje po per Eposin e Kreshnikeve. Ende pa u finalizuar projekti i pare per futjen e Eposit nen mbrojtje te UNESCO-s i iniciuar para dy vjetesh dhe me te cilin kerkohej qe kenget epike te njiheshin si trashegimi boterore - Komiteti i Trashegimise Shpirterore ne Shqiperi ka marre nismen per futjen e Eposit te Kreshnikeve ne listen e UNESCO-s si trashegimi shpirterore ne rrezik. Ne janar te vitit te kaluar me vendim te qeverise se Kosoves ishte formuar Komisioni qeveritar i Republikes se Kosoves per kompletimin e dosjes per futjen e Eposit te Kreshnikeve nen ombrellen e UNESCO-s. Zymer Neziri keshilltar shkencor ne Institutin Albanologjik te Prishtines ishte emeruar kryesues i Komisionit ne perberje te Shaban Sinanit nga Qendra e Studimeve Albanologjike ne Tirane dhe akademik Vasil Toles. Per projektin e paraqitur si te perbashket mes Kosoves dhe Shqiperise deri me tani eshte realizuar pjesa e pare e dosjes ndersa e dyta duhet te plotesohet me nje dokumentar dhe nje monografi.
Zymer Neziri iniciues i projektit e ka quajtur nisme paralele veprimin e Komitetit te Trashegimise Shpirterore te Tiranes. Madje te henen ai i eshte drejtuar Ministrise se Kultures qe te kerkoje nisjen e bisedimeve me homologen ne Tirane per te gjetur zgjidhjen.
Duke thene se plotesimi i dosjes per futjen e Eposit te Kreshnikeve nen mbrojtjen e UNESCO-s eshte ne procedure te finalizimit Neziri thote se nuk ka qene ne dijeni per nismen e re te cilen e konsideron paralele dhe te panevojshme.
Kjo nisme ishte nje befasi per mua si pergjegjes i Komisionit qeveritar te Republikes se Kosoves. Nuk kam qene i njoftuar paraprakisht dhe mund te them se kjo eshte e drejte e Tiranes por nuk eshte as e udhes as e deshirueshme qe te behen dy projekte per Eposin - ka thene Neziri teksa ka shpjeguar se Komisioni i emeruar nga Qeveria e Kosoves per kete ceshtje ka dy vjet qe po punon per kompletimin e dosjes.
Neziri ka thene se nuk ka qene e nevojshme qe te zgjerohet projekti dhe se perkunder qe emri i tij eshte ne nismen e re te Tiranes ai nuk do te behet pjese e ketij projekti.
Shqetesimin e tij Neziri ia ka adresuar edhe Ministrise se Kultures.
Kerkesa ime ne Ministri ka qene qe ne nivel ministror te bisedohet me Tiranen. Te kemi nje informate te plote se cka ka ndodhur dhe a eshte ne dijeni Ministria me kete veprim te Komitetit te Trashegimise dhe cfare qendrimi kane ka thene Neziri teksa ka shtuar se vete Tole eshte dashur qe ta bente me dije ministrin se ky projekt ekziston.
Nga ana tjeter akademik Vasil Tole i cili eshte edhe anetar i Komisionit te Qeverise se Kosoves per futjen e Eposit te Kreshnikeve nen mbrojtjen e UNESCO-s ka mohuar se behet fjale per nisme paralele. Me sa di une nuk jane nisma paralele sepse behet fjale per dy lista te ndryshme. Ajo qe qeveria e Kosoves ka ndermarre duke ngritur grupin punues per regjistrimin e Eposit behet fjale per regjistrimin e tij ne listen e dukurive shpirterore kurse nisma e Shqiperise ka te beje me regjistrimin ne listen e dukurive qe kane nevoje urgjente per mbrojtje - ka thene Tole.
Sipas tij projekti i iniciuar nga Komiteti i Trashegimise Shpirterore ne Shqiperi nuk krijon perplasje me projektin e perbashket te dy shteteve.
Jane dy gjera krejtesisht te ndryshme nuk ka kurrfare perplasjesh. Ne Shqiperi kane ngelur gjithsej dhjete lahutare dhe do te bejme gjithcka qe ta regjistrojme kete dukuri ne listen e atyre qe kane nevoje urgjente per perkujdesje - ka thene Tole.
Ai nuk ka dhene pergjigje te prere nese do te vazhdoje bashkepunimin per projektin e pare duke e cilesuar si pune ne finalizim.
Ai projekt eshte pothuajse i mbyllur dosja teknike eshte pothuajse gati - ka thene Tole. Ajo qe ka mbetur eshte qe Republika e Kosoves te ratifikoje Konventen e UNESCO-s per trashegimi shpirterore ne menyre qe te hapet rruga per kandidim sepse pa e njohur konventen nuk mund te behet kandidimi - ka thene ai.
Eposi i Kreshnikeve ose Cikli i Kreshnikeve perbehet nga kenge te ndryshme epike ku kenget kryesisht shoqerohen me lahute. Zonat ku eposi kendohet jane te shumta ne Shqiperine e sotme dhe ne Kosove si Malesine e Madhe Dukagjin Has e shume rrethe te tjera. Ne qender te ketij eposi qendrojne dy vellezerit Muji dhe Halili.