Në një kohë krizë negociatash me Kosovës dhe Serbisë, Vladimir Chizov, përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Bashkimin Evropian, ka komentuar rreth idesë së shkëmbimit të mundshëm të kufijve mes dy shteteve.


Sipas Chizov në raste se Kosova dhe Serbia do të zbatonin idenë e shkëmbimit të kufijve mes tyre kjo do të sillte një situatë problematike në rajon ku një gjë e ngjashme do të kërkohej edhe nga shtete e tjera.


Ai ka thënë se nga kjo ide mund të lind edhe Shqipëria e Madhe.


Kam parë disa harta të Shqipërisë së Madhe, ku përshihet edhe një pjesë e madhe e Greqisë, ka thënë ai në një intervistë për gazetën greke Ekathimerini.


Vladimir Chizov ka bërë edhe një krahasim mes rastit të Kosovë-Serbi dhe Maqedonisë me Greqinë, por sipas tij çështja e Kosovës është shumë më e ndërlikuar.


E para që më vjen në mendje është Kosova. Kosova, megjithatë, është një çështje shumë e ndërlikuar.  Nëse ata pajtohen mirë, propozimi i shkëmbimit të tokës mund të funksionojë.  Por kjo mund të krijojë një precedent, i cili mund të krijojë probleme edhe në Maqedoninë Veriore, ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është Shqiptare, ka shtuar ai.


Ndërkohë në takimin që zhvilloi disa ditë më parë në Serbi edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk është treguar i prerë me qëndrimin e tij për sa i përket shkëmbimit të kuvijve mes Kosovës dhe Serbisë.