Shqipëria ka fituar miqësoren kundër Turqisë në Antalya me rezultatin 3-2 me futbollistët të cilët i kane dhënë mesazhe pozitive teknikut Panucci për të ardhmen e Kombëtares. Ashtu siç pritej në këtë takim kanë debutuar 2 prurjet më të reja edhe pse jo nga minuta e parë, Kamer Qaka dhe Astrit Ajdareviç.





Ndeshja u zhbllokua në minutën e 24-ët me Armando Sadikun që konkretizoi një shpërthim mjaft të bukur të Roshit nga krahu i djathtë. Edhe goli i dytë do vinte nga kombinimi Roshi-Sadiku, me bomberin që nuk fali me kokë.


Pak minuta para fundit të pjesës së parë Ledian Memushaj merr kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me 10 futbollistë. Sapo nis pjesa e dytë vendasit shkurtojnë diferencën dhe rrezikojnë pa ndërprerje portën e Berishës. Megjithëse pritej goli i brazimit, Eros Grezda realizon të parin me ekipin Kombëtar dhe të tretin për këtë ndeshje.


Edhe një herë avantazhi i dyfishtë nuk do të zgjaste shumë. Në minutën e 60-të, 5 pas golit të Grezdas, vendasit shkurtojnë diferencat me Akbar. Më pas vijnë zëvendësimet e shumta nga të dy teknikët dhe Turqia edhe pse me një lojtar më shumë në fushë nuk arriti të barazonte shifrat.


Një miqësore për Panucci-n që përveç 3 pikëve merr edhe sinjale pozitive nga futbollistët.


Minutë pas minute


90+1 Ugur provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon jashtë kuadratit.


90 Akordohen 4 minuta shtesë.


86 Largohet Sabjen Lilaj, në fushë Andi Lila.


81 Eros Grezda largohet nga fusha e lojës i dëmtuar, vendin e tij e ze Ajdareviç.


78 Xhaka provon nga goditja e dënimit, topi përfundon mbi kuadrat.


77 Ozan Tufan ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Grezdës shumë pranë hyrjes së zonës.


66 Shqipëria kryen 3 zëvendësime, largohen Roshi, Lenjani dhe Sadiku në fushë Qaka, Aliji dhe Ajeti.


60 Ekbaba realizon për Tuqinë në topin e parë që prek në fushë pas zëvendësimit


56 Eros Grezda shënon golin e parë me Kombëtaren dhe i dhuron qetësinë ekipit pasi është me 10 lojtarë


47 Under shkurton diferencën për vendasit


46Fillon pjesa e dytë


45+1 Përfundon pjesa e parë



42 Ledian Memushaj ndeshkohet me karton të kuq. I dyti i verdhë pas një ndërhyrje me brryl

Memushaj-470x273

39 Sadiku realizon serish pas një asisti të Roshit


32 Ledian Memushaj ndëshkohet me karton të verdhë.


24 Gol Sadiku. Nje depertim nga krahu shum i bukur i Odise Roshit dhe asisti në qender me bomberin që nuk fal


18 Rast i rrezikshëm në portën e Shqipërisë. Tosun provon me një goditje të fuqishme brenda zonës, ndërhyn Etrit Berisha. Një pritje e shkëlqyer.


13 Grezda tenton me një goditje, topi devijohet në goditje nga këndi për Shqipërinë.


12 Provon edhe Çalhanoglu me të djathtën, topi përfundon jashtë kuadratit.


10 Turqia provon të rrezikojë portën e Shqipërisë. Tosun lëshon një gjuajtje nga jashtë zonës, ndërhyn Berisha, i cili zotëron topin.


3 Goditje dënimi për Shqipërinë në krahun e majtë shumë pranë zonës. Kuqezinjtë provojnë me një skemë por largojnë rrezikun mbrojtësit turq.


1 Topin e parë e nis Shqipëria


Formacionet


Turqia: Babacan, Jardimci, Aziz, Sojuncu, Turan, Jukuslu, Ozjacup, Calhanoglu, Under, Karaman, Tosun


Trajner: M. Lucescu


Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Roshi, Grezda, Sadiku


Trajner: C. Panucci