Ka përfunduar 1-0 për të zotët e shtëpisë pjesa e parë e ndeshjes Izrael-Shqipëri, e vlefshme për Grupin 1 të Ligës C.


Kuqezinjtë e kanë nisur mirë ndeshjen, duke rrezikuar menjëherë, por vendësit kanë kaluar në epërsi falë Hemed dhe një pasigurie të mbrojtjes kundërshtare.


Më pas, rastet e kombëtares shqiptare nuk kanë munguar në porten mike, në fillim me Balajn dhe më pas me Xhakën, por portieri izraelit ka qenë në një mbrëmje të mirë.


14 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)