Shqiperia tashme eshte nje nga pak vendet Evropiane, qe ka nje program dhe mjete per te matur cilesine e sherbimit shendetesor ne vend. Kjo ka qene deklarata e kreut te Qendres Kombetare te Cilesise, Sigurise dhe Akreditimit, Isuf Kalo. Sipas tij, akreditimi ndihmon qytetaret qe te dallojne reklamen nga e verteta. Kjo e vertete eshte e bazuar ne matjen e disa standardeve. Qendra qe merret me akreditimin e spitaleve nuk vepron ne baze te opinionit, por ne baze te matjes dhe ne baze te standardeve te paracaktuara. Standardet me te cilat matet nje qender, se pari duhen krijuar dhe kjo eshte nje e drejte e Ministrise se Shendetesise, prandaj ajo thote qe sherbimi shendetesor qe ofrohet, duhet kryer ne baze te disa standardeve. Procesi i caktimeve te ketyre standardeve, eshte nje proces me vete. Ka standarde minimale mbi te cilat lejohet nje institucion te funksionoje, tashme standardet minimale perdoren per te dhene licencen. Pra, standardet minimale konfirmojne qe kjo qender ka aftesi profesionale per t'u marre me kete gje dhe e dyta, mjetet dhe stafi mjekesor qe ka japin sherbimin qytetareve. Deri tani eshte bere nje projekt pilot, ku eshte matur puna e 12 spitaleve rajonale. Sipas vetevleresimit te tyre ka shume per te bere. "Spitalet jane te ndryshme, dikush ishte me mire ne njerin drejtim dhe dikush me mire ne nje drejtim tjeter, cka na jep ne te drejten te vleresojme, se secili nga ato standarde eshte i arritur pasi nese eshte arritur ne nje vend mund te arrihet edhe ne tjetrin por sidoqofte mund te them, se plotesisht asnjeri nga spitalet nuk i plotesonte te gjitha standardet", ka pohuar Kalo. Qendrat qe i nenshtrohen procesit te akreditimit pas perfundimit te procesit do te pajisen me certifikate, te cilen do ta vendosin ne mur. Ne kete rast ne i rikthejme publikut besueshmerine, qe te themi te verteten eshte ne krize, vecanerisht tani qe ka edhe sektor privat, njerezit nuk dine se ku te shkojne.