Shqipëria është një nga 10 vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesëve në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave nga UNHCR Shqipëria është në vend të 6 në këtë listë, për numrin e madh të shtetasve të saj që kërkojnë azil në “tokën e premtuar”.

Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara thotë se që nga muaji janar deri në muajin mars 1 326 shqiptarë kanë kërkuar azil në Britaninë e Madhe.

Por cila është rruga që ndjekin emigrantët për të mbërritur në Britaninë e Madhe. Nga vendet e tyre ata nisen drejt Francës e pikërisht në portin e Calais ku më pas nga grupe të organizuara nisen drejt Britanisë. 

Ky qytet verior francez është një pikë grumbullimi e emigrantëve, e ndërsa kampet e emigrantëve këtu janë të tejmbushur. Nisur dhe nga situata në Lindjen e Mesme autoritetet franceze kanë thënë se kurrë nuk kanë parë një numër kaq të madh të emigrantëve. 

Po përse zgjidhet Britania e Madhe? Sipas UNCHR shumë emigrantë mendojnë se do të kenë një jetë më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe përfitime më të mira. 

Ja lista e plotë e azilkërkuesëve nga vende të ndryshme: 

Pakistan (3,343) 
Irani (2,417) 
Sri Lanka (1,808) 
Siria (1,669) 
Eritrea (1,377) 
Shqipëria (1,326) 
Bangladesh (1,123) 
Afganistan (1,040) 
India (965) 
Nigeria (915)



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
 


Ndiqni Shqiptarja.com në
Facebook dhe në
Twitter