Protesta e studentëve duket se po merr përmasa të mëdha. Në ditën e dytë të tyre, studentëve të Tiranës dhe Elbasanit, i janë bashkuar edhe ata të Durrësit dhe Korçës. Nën një zë ata kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, në lidhje me uljen e tarifës studimore.


Ndërkohë që kanë nisur të grumbullohen nëpër fakultetet përkatëse, Lëvizja për Universitetin ka paralajmëruar se protesta do të nisë në orën 10:00 përpara ministrisë.


Sipas Lëvizjes për Universitetin thotë se studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Mjekësisë, Shkencave Sociale, Histori Filologjisë, Gjuhët e Huaja dhe Shkencat e Natyrës kanë bojkotuar mësimin.


Ata gjithashtu i kërkuan ministres Nikolla të përgjysmojë tarifat studimore, por edhe të përmirësojë kushtet në konvikte.


Por ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla pasi diskutoi me drejtuesit e Universiteteve dha se VKM -ja për të cilët protestojnë studentët nuk ka hyrë ende në fuqi, ndërsa  përgjegjësinë për tarifat ia kaloi Universiteteve.


6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)