Shqipëria, ministria e Energjetikës, ka prezantuar së fundmi një projekt fizibiliteteti që lidh gazsjellësin Transadriatik (TAP) me Bosnje Hercegovinën dhe Kroacinë.


I ashtuquajturi gazsjellësi adriatiko-jonian është mbështetur shpesh nga qeveria shqiptare, por ky projekt i fundit ka edhe një faturë financiare: 618 milionë euro për një korridor, për financimin e të cilit kërkohet edhe ndihma e BE-së.


Siç njoftohet këtu qeveria shqiptare, shpreson të marrë financime nga BE-ja për ndërtimin e seksionit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, ndërkohë që vendi ynë është pika dalëse e TAP, përpara se ai të depërtojë në tregun europian, në Itali, shkruan Respublica.


Korridori i ri është 511 km i gjatë dhe sipas projektit të paraqitur nga qeveria shqiptare ai do të ketë kapacitet 5 miliardë m3/vit, nga të cilat Shqipëria dhe Bosnja mendojnë të konsumojnë 1 miliardë m3/vit, Mali i Zi, 0.5m3/vit, ndërsa Kroacia, 2.5 miliardë m3/vit.


Projektin e ka përshëndetur edhe ambasadori amerikan Lu që e ka cilësuar atë si të dobishëm për të shmangur varësinë nga Rusia.


Pala shqiptare e ka prezantuar propozimin e saj bashkë me Malin e Zi, para unionit europian në përpjekje për të marrë financimin.


Projekti u paraqit në takimin e katër për IAP-in, që do ta kthente TAP-in në një projekt me rëndësi të madhe strategjike, në kushtet kur projektet e gazit që kanë firmë ruse, janë pezulluar.