INTERVISTA/ Flet prof. Dr. Salvatore Messina, rektori i Universitetit Europian per Turizmin, i cili perfaqesoi Shqiperine ne "Euromeeting 2010", eveniment i organizuar ne Firence, per turizmin e qendrueshem konkurrues. Komisioni Evropian vlereson punen dhe perpjekjet qe po behen ne vendin tone

Potenciali turistik i vendit tone duket se behet perhere e me shume dinamik, jo vetem se turizmi eshte konfirmuar si nje sektor prioritar nga qeveria, apo sepse Shqiperia eshte renditur e para nga guida e njohur turistike "Lonely Planet" per vitin 2011, por mbi te gjitha sepse po ngrihet nje plejade e re profesionistesh te ketij sektori. Sikurse shpjegon ne intervisten e meposhtme rektori i EUFT, Salvatore Messina, Komisioni Evropian e ka komplimentuar punen dhe perpjekjet qe po behen ne vendin tone, madje konfirmim per kete ishte edhe takimi "Euromeeting 2010".
Pershendetje dr. Messina. Ju ishit keto dite i pranishem ne Firence, ne takimin "Euromeeting 2010", ku perfaqesuat Shqiperine mes rajoneve te ndryshme evropiane, qe synojne te krijojne politika te pershtatshme per turizmin e qendrueshem dhe konkurrues. Si u prezantua Shqiperia?
Aktiviteti ne Firence, qe u zhvillua ne datat 9-10 dhjetor, pati si kryeteme percaktimin e kritereve per nje sipermarrje te qendrueshme turizmi, po u diskutua edhe per itineraret kulturore, si "Via Ignacia", qe lejojne me shume vende te punojne se bashku.
Une referova ne sesionin e pare sa i perket turizmit te qendrueshem konkurrues dhe bashkepunimit euro-mediterrian. Ne fjalen time ishte paresore rendesia e burimeve njerezore ne turizem. Une mora kete shembull: Pena me e avancuar nga pikepamja teknologjike ne te gjithe boten, a do te mund te shkruante valle romancen me te bukur?! Pergjigjja eshte jo, pasi duhet njeriu, i cili ve ne levizje trurin e tij. Ne pra, formojme trurin e ketyre te rinjve, profesionistet e ketij aktiviteti. Zhvillimi i kapitalit njerezor eshte nje sfide, ndaj operatoret e turizmit, nese jane shume te kualifikuar, mund te bejne nje pune me te vertete te rendesishme.
Po ne Shqiperi, si do t'i konsideronit ata qe jane perfshire ne industrine e turizmit, a jane mjaftueshem te kualifikuar?
Ne Shqiperi, sikurse edhe ne shume vende te tjera te Europes, nuk ka ende nje kapital njerezor te kualifikuar ne menyre perfekt. Personat e perfshire ne turizem nuk kane kompetencat e duhura per te qene profesioniste te ketij sektori, prandaj ne po i formojme keto kompetenca prane Universitetit Europian per Turizmin. Kesisoj, ne po ngreme nje brez qe jo vetem kerkon te kete nje pune cfaredo, por te kete nje vizion per turizmin, jo vetem ate shqiptar. Kjo per te kuptuar se ku po shkon turizmi boteror dhe per t'u dhene pergjigje pyetjes se sa agjenci turistike do te kete pas 20 vjetesh. Pra, lind pyetja, a ka kuptim te hapesh nje agjenci udhetimi sot? Pergjigjja eshte jo! Evolucioni ka bere qe interneti te jete operatori me i madh turistik ne bote. Por, ketu duhet permbushur nje kerkese shume e rendesishme; ne menyre qe te gjithe ata qe udhetojne, te kene te drejten e transparences mes kerkeses dhe ofertes. Per kete, duhet te ekzistoje nje sistem qe te perdore te njejtet parametra, qofte ne Itali, Shqiperi, Spanje, Azi etj. Me siguri nje nga parametrat e kerkuar eshte zotesia e atyre qe punojne ne kete sektor, ndaj une insistoj ne fuqine dhe rendesine e burimeve njerezore. Ne "Euromeeting 2010" ne prezantuam punen tone, aktivitetin e dy fakulteteve qe kemi, 5 kurseve te diplomimit, 3 te masterit. Po keshtu, prezantuam dhe shpjeguam rezultatet e arritura ne Shqiperi dhe punen qe zhvillojme me ente publike, MTKRS, bashkepunimin me agjencine ATA, me ente lokale, si bashkia e Fierit, Lezhes etj. Te gjitha keto kane nevoje per nje strukture pune shume te sakte dhe precize, qe eshte realizuar fale bashkepunimit tone me 14 universitete evropiane. Ky sistem pune eshte risi per Shqiperine, pasi vitin e ardhshem akademik do te vijne te japin mesim ketu 93 profesore evropiane, ne saje te EUFT.
Ju ishit perfaqesuesi i vetem nga Shqiperia, perse keshtu?
Ishim universiteti i vetem nga Shqiperia, por edhe nga Ballkani. Kjo pasi ne jemi universiteti i vetem qe operojme ekskluzivisht per turizmin, ne gjithe Evropen. Jemi bere poli me i avancuar dhe pike referimi ne Evrope per kerkimet dhe inovacionet sa i takon turizmit.
Kush e ka pohuar kete qe sapo thate?
Kete nuk e them une, por e ka thene Komisioni Evropian dhe Pierre Deusy, drejtori per Marredheniet me Jashte ne Komisionin Evropian na komplimentoi per punen qe po bejme. Me mua ishte edhe dr. Francesco Redi, drejtor i Laboratorit per Projektet Evropiane, i cili prezantoi nje studim mbi fondet evropiane per turizmin dhe marredhenien mes turizmit dhe biznesit te vogel. Biznesi i vogel (ku hyn artizanati ku blen turisti etj) per hir te se vertetes, perben 99,2% te bizneseve evropiane, ndaj ky raport behet mjaft i rendesishem.
Duke qene se ju jeni struktura me e avancuar ne Evrope per turizmin, deri ku shtrihen interesat tuaja ne rang global?
Po ju them se Kina na ka kerkuar qe te hapim nje degen tone ne Kine. Akademia e Turizmit Kinez, qe eshte nje strukture e qeverise kineze, na ka kerkuar te ndermarrim nje udhetim pune se shpejti, per te nenshkruar nje marreveshje per te hapur nje filial te Universitetit Europian per Turizmin. Duhet te dini se atje ka me miliona persona qe duan te merren me turizem. Po keshtu, ndersa dy vitet e shkuara u celen filialet shqiptare, ne vitin 2011 do te hapim ne Itali filialin tone italian te Universitetit Europian per Turizmin. Do te jete hera e pare qe nje universitet shqiptar hap nje filial te tille ne Evrope. Do te kete 6 filiale, ne Rome, Venecia, Firence, Milano, Bari, Napoli. Gjithashtu, edhe Maroku dhe Egjipti na kane kerkuar te hapim filiale prane tyre. Kjo pasi kemi qene dhe jemi te paret qe e kemi perqendruar aktivitetin tone shkencor mbi kerkimin per turizmin, duke nderthurur praktiken dhe teorine. Cdo jave ne universitetin tone vijne 2-3 profesore evropiane, per te dhene mesim ne 39 lendet qe formojne studentet per turizmin. Po keshtu, po punojme edhe ne formimin e profesoreve qe japin mesim per turizmin, pasi ka mangesi ne kete drejtim, ndersa Keshilli i Evropes e miratoi pa hezitim kerkesen tone per te bere dy projekte sa i perket itinerareve kulturore, per ta lidhur Shqiperine me itinerarin "Festa e diellit" permes aktivitetit tone "Shqiperia eshte kulture", qe organizohet ne Apoloni ne muajin maj dhe qe do te jete nje protagoniste e ketij eventi. Ky aktivitet do te jete projekti lider i te gjithe aktiviteteve ne Ballkan. Per me teper, kemi bere nje tjeter projekt, qe quhet Rrjeti i Spektakleve qe behen ne vende antike dhe parqe arkeologjike, qe duam t'i koordinojme me "Shqiperia eshte kulture" dhe 901 teatro te hapesires mesdhetare.
Atehere, ju nuk ndaleni vetem te mesimdhenia?
Jo, ne kemi nje qender kerkimi, dy laboratore, njeri per krijimin e ndermarrjeve dhe nje tjeter per fondet evropiane, ndersa bashkepunojme edhe me 14 universitete. Per me teper, ne punojme edhe me keshillimin e sipermarrjeve te huaja, gje qe e trajtojme me mjaft kujdes.
Si e parashikoni ne vijim klimen e turizmit ne vendin tone?
Turizmi eshte sektor prioritar per Shqiperine. Edhe "Lonely Planet" deklaroi se destinacioni turistik per vitin 2011 do te jete Shqiperia. Duhet te fillojme te rritemi dhe se pari ky proces duhet nisur me ndarjen mes atij qe ka pronen dhe profesionisteve. Ketu e kam fjalen per ndarjen mes pronareve te hoteleve, te cilet shpesh mendojne se duke qene se kane para, kane edhe njohurite e duhura teknike dhe shkencore dhe nuk e distancojne veten nga profesionistet qe operojne ne bizneset e tyre.
Studentet tuaj, vec kontributit qe do te japin ne Shqiperi, a jane gati te perballen me tregun evropian te punesimit ne kete sektor?
Ata jane gati qe tani te punojne kudo, madje kane pasur oferta te pafundme punesimi, me shume se 200 te tilla nga Evropa. 34 studentet e pare tanet diplomohen ne fund te ketij viti akademik, ndersa nga korriku deri ne shtator do te kryejne nje stazh ne Evrope. Te gjithe duhet te kuptojne dicka njehere e mire; ky vend, ose ka turizmin si nje pike referimi, ose perndryshe, nuk ka mundesi zhvillimi. Qeveria, kryeministri dhe ministri i Turizmit jane shprehur se ky sektor eshte prioritar, edhe pse pritet te shohim sa para nga buxheti do te vihen ne dispozicion, pasi duhet nisur puna qe me ngritjen profesionale te atyre qe punojne per turizmin ne ministri etj. Nese nuk investohet ne kete drejtim, nxitja e industrise turistike do te mbetet vetem ne teori. Megjithate, ne kuader te punes sone, ne do te hapim ne tetor nje qender per te formuar ata qe punojne tashme ne kete sektor, restorante, bare, hotele etj., te cilet nuk duan te bejne nje shkolle te larte turizmi, por thjesht duan te specializohen ne menyre qe nga kameriere, te behen shefa kuzhine, menaxhere etj. Komiteti Shkencor i Universitetit tone na e ka kerkuar kete gje, si nje nevoje per te ndihmuar keta punonjes. Profesoret tane shqiptare dhe te huaj, ne tre cikle, do te levizin ne Shqiperi, per te kryer kete proces.