Shqiptarët e ngritën në piedestal pas atij supergoli përballë Serbisë në ndeshjen e 1/8-ve të Botërorit dhe natyrisht që Granit Xhaka e meriton.


Më tepër sesa për performacën në fushë, ylli i kombëtares helvete u vlerësua për simbolin e shqiponjës që bëri poshtë tifozerisë serbe dhe mbështetjen që mori në këtë ditë Xhaka duket se nuk e ka harruar.


Ai vazhdon të bëjë shqiponjën, pavarësisht gjobës nga FIFA, por këtë herë gjatë pushimeve me të fejuarën e tij dhe jo në fushën e blertë.


Duke kryqëzuar duart së bashku ata krijojnë simbolin kaq të dashur prej shqiptarëve dhe foton e shprëndan vetë mesfushori i Arsenal në Instagram, ku ka marrë mijëra pëlqime.


18 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)