Një numër i konsiderueshëm shqiptaresh kane mbetur ende ne Libi, pavarësisht situatës atje dhe tërheqjes qe i ka bere çdo vend shtetasve te tij. Një pjese e tyre mendohet te jene studente për te cilët ministria e arsimit nuk ka te dhëna pasi nuk kane ikur ne baze te një marrëveshjeje për burse, por për te ndjekur studimet ne rruge private. Gjendja behet edhe me shqetësuese pas publikimit te nje njoftimi ne faqen zyrtare te Ministrisë se Punëve te Jashtme shqiptare. Edhe pse aty thuhet se janë marre masat për evakuimin e shtetasve shqiptare qe ndodhen ne Libi, kërkohet nga familjaret e tyre te kontaktojnë me Ministrinë ne disa numra telefoni. Sipas këtij njoftimi, shteti shqiptar, jo vetëm nuk ka dijeni për numrin e tyre, por as për vendndodhjen dhe identitetin. Si pike tjetër kontakti, Ministria e Jashtme ofron për personat e mbetur ne Libi atë te qendrës se administrimit te krizës ne Ankara, konsullatën e përgjithshme te Turqisë dhe ambasadën e Republikës se Turqisë ne Tripoli. Kjo për shkak se Shqipëria nuk ka zyre konsullore ne Libi. Këtë shtet e mbulonte ambasada e Egjiptit, por pas trazirave kundër regjimit te Mubarakut ambasadori Nuri Domi dhe stafi diplomatik janë evakuuar menjëherë ne Shqipëri. Ne këto kushte nuk dihet se si do te shkoje fati i shqiptareve te mbetur ne Libi, për sa kohe qe situata atje sa vjen dhe rendohet.


Shpërndaje






 
 
 


 


function openLink()
{ window.open("new_web/video.aspx?63CKCOmgHa4","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}