/ /







NgaLEA YPI


E zeme se kryetari i shtetit ka te drejte kur thote qe liberalizimi i vizave eshte dita me e shenuar per shqiptaret qe nga shpallja e pavaresise dhe rrezimi i komunizmit. Dhe supozojme se 8 nentori vertet do te shkruhet me germa te arta ne historine e Shqiperise sic deklaroi Kryeministri pak jave me pare natyrisht per arsye te ndryshme nga ato qe kishim dikur. Ne fund te fundit historine e lexojme pak dhe keq nuk vuajme nga kapitujt e tepert dhe ato kryesoret i shkruajme bardhe e zi. Germat e arta na hyjne ne pune. Na ngrene humorin. Na shtojne larmine. Por pyetja mbetet pse quhet liberalizimi i vizave nje nga fitoret me te shenuara
Ka nga ata duke filluar nga kryetari i opozites qe deklarojne se liberalizimi i



vizave i jep fund luftes se shqiptareve per tiu njohur nje nga te drejtat me themelore te njeriut e drejta per te levizur te lire pa dallim feje krahine dhe ideje ne qofte se doni perkufizimin e sakte. Por kjo nuk eshte plotesisht e vertete. Ne fakt eshte nje genjeshter e madhe. Shqiptaret shpejt do te mesojne nese akoma nuk e kane degjuar se liria e levizjes nuk iu njihet pa kushte. Udhetimet lejohen vetem per vizita prej nentedhjete ditesh. Lejohen vetem ne disa vende te caktuara per shembull ato te zones Shengen si Italia e Franca dhe jo ne Britanine e Madhe. Lejohen vetem per disa qellime e jo te tjera per shembull per turizem e jo per pune. Tani krahasojeni pak te drejten per te levizur te lire me nje te drejte tjeter themelore qe kane per zemer shqiptaret. Le te marrim te drejten e fjales. Perfytyroni si do te ndiheshit sikur autoritetet e vendit tju percillnin si fitore historike lajmin qe keni te drejte te shprehni opinionin tuaj lirisht per nje shume prej dymbedhjete javesh cdo njeqindetetedhjete dite vetem ne disa qytete te caktuara si per shembull ne Shkoder dhe jo ne Tirane e nese keni ndermend ta ushtroni per disa qellime e jo per te tjera per shembull per te recituar vjersha por jo per tu ankuar. Edhe kjo mund te quhej ngjarje historike por mbase jo nga ato qe shoqerohen me fishekzjarre ne sheshe e duhen shenuar me germa te arta. Tani me thoni cili eshte ndryshimi nga levizja e kushtezuar
Ketu dikush mund te pergjigjet se ajo qe ka rendesi eshte ndikimi i liberalizimit te hyrje-daljeve mbi integrimin e Shqiperise ne Europe si nje nga hapat vendimtare per te bere pjese ne familjen e bashkuar. Harrojne keta personazhe se e ashtuquajtura Europe e bashkuar eshte po edhe aq e ndare e ndare nga zhvillimi i ndryshem ekonomik i vendeve anetare nga fakti qe cdo dokument zyrtar duhet te perkthehet ne njezetetre gjuhe para se te shperndahet nga mosmarreveshjet historike midis qytetareve dhe nga tradita politike qe i detyrojne institucionet europiane te kalojne vendimet si ai i vizave nga Komisioni ne Parlament e nga Parlamenti ne Keshill te ministrave pasi i mungon vullneti politik te shprehen me nje ze te perbashket. Europa e bashkuar sot eshte neser mund te shperbehet. Shqiptaret e sotem qe mendojne se e ardhmja e lulezuar e vendit varet nga integrimi ne strukturat evropiane gabohen po aq sa shqiptaret e djeshem kur shpresonin se aleanca me Kinen apo marreveshjet me Bashkimin Sovjetik do ta conin popullin perpara.
Mbase dikush do te thote arsyeja e vertete e fitores historike qendron ne faktin qe pavaresisht nga fatet europiane te Shqiperise liberalizimi i vizave perforcon vlerat demokratike dhe drejtimin perendimor te vendit sikur demokracia te mos ishte demokraci po te mos shihte nga Europa perendimore. Apologjistet e Europes ketu harrojne se qe demokracia te kete vlere duhet te shprehe vullnetin politik te popullit ate vullnet qe krijohet nepermjet zhvillimeve te brendshme politike e jo kur nje dore burokratesh ne Bruksel vendosin kush hyn e kush del cfare ligjesh i pershtaten Shqiperise e cfare e rrezikojne.
Po atehere pse quhet dita e liberalizimit te vizave nje nga fitoret me te shenuara Jo sepse shqiptaret me ne fund do te clirojne pasionet turistike e do te vizitojne kryeveprat e Perendimit. Per te pasurit levizja eshte e lire sa here qe mund te blihet per te varfrit mbetet e kushtezuar edhe kur eshte teknikisht e lire. Mund te jesh i lire te shkosh ne Stokholm apo Zyrih sic te mesojne tabelat me shigjeta keto dite. Por kur rroga mujore nuk te arrin te blesh bileten e furgonit deri ne Tirane veshtire se ke arsye per te festuar.
Megjithate dita e liberalizimit te vizave mbetet dite historike per shqiptaret. Mbetet dite per tu shenuar pse jo edhe me germa te arta. Shqiptaret do te bejne si do te bejne e do ti marrin edhe nje here rruget e perendimit. Per aq dite sa u eshte dhene urdher per ato qellime qe u jane sqaruar. Do te nisen te vizitojne te afermit ata qe jetojne ne Mynih sepse nuk gjenin pune ne Elbasan. Do te trokasin spitaleve te Barit sepse ne Kukes mungojne shtreterit. Do te ndjekin kurse kualifikimi ne Marseje sepse ne Tirane shumica e pedagogeve jane larguar. Shkurt shqiptaret vertet do ta perdorin ata lirine e cunguar per te levizur qe sot u eshte dhuruar. Do ta perdorin e do ta festojne sepse pak liri per te levizur nuk eshte edhe aq keq kur te mungon liria per te qendruar.