Kreu i Prokurorisë së qytetit të Pesaros në Itali, Manfredi Palumbo, gjatë një deklaratë për median “Corriere Adriatico”, është shprehur se “klani i shqiptarëve në Itali është Mafia e 5 që vepron në vendin tonë. E nuk e them sot për herë të parë”.


Deklarata e tij vjen pak orë pas sekuestrimit të 1820 kg marijuanë e arrestimit të 5 shtetasve shqiptarë që trafikonin lëndën narkotike me gomone nga Shqipëria drejt brigjeve italiane.


“Ishte viti 1998, shprehet Prokurori i Pesaros, Manfredi Palumbo. që para 18 vitesh që kam dhënë nga të parët alarmin mbi rrezikun që vinte përtej Adriatikut.


Ishte epoka e zbarkimeve të para në brigjet italiane dhe e kriminalitetit për të fituar me anë të ligjit të terrorit, territore zotërimi për t’i shfrytëzuar për prostitucion e trafik droge.


Maxi operacioni i orëve të fundit për sekeustrimin e një sasie rekord droge shënon një pikë forcë për Prokurorinë e Policinë Italiane.”


Prokurori i Pesaros e identifikon aktivitetin kriminal të organizata shqiptare në Itali si Mafia e 5, pasi në këtë vend ekzistojnë 4 mafie të njohura historikisht:


– Kamorra mafia napoletane


– Cosa Nostra, mafia siciliane


– Ndragheta, mafia calabraze


– Sacra Corona Unita, mafia pulieze.


/Ora News/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter