"Midis emigranteve shqiptare ne Amerike", eshte libri me i fundit e autorit Hyse Xhemali Hasa, ku shpaloset nje material i gjere historik dhe bashkekohor per bashkekombesit qe kane ngritur jetesen e tyre ne kontinentin amerikan.
Ashtu si autori, edhe lexuesi mund te perjetoje ne 550 faqet e ketij libri, mbresat, ndrojtjet, shqetesimet, veshtiresite, po ashtu edhe gezimet e sukseset e bashkekombesve qe jane larguar drejt Amerikes per te siguruar nje jetese me te mire. Ne recencen e tij per kete veper, Prof. as. dr, Shefqet Hoxha, thote se libri mund te konceptohet si i ndare ne tri pjese, ku ne secilen prej tyre mbizoteron nje fytyre e vecante: fytyra politike, fytyra atdhetare dhe ajo njerezore. "Midis emigranteve shqiptare ne Amerike" u kushtohet gjithashtu presidenteve Wilson, Klinton dhe Bush, pasi me ta lidhet ekzistenca e shtetit shqiptar (1919), pavaresia e Kosoves (1999), dhe hyrja e Shqiperise ne NATO (2009). "Libri i Hases, i cili ndodhet ne prag te marrjes se nenshtetesise amerikane, deshmon se sa e do ai Ameriken- e do sa edhe Shqiperine", shprehet Hoxha. Ne pjesen me te madhe te ketij libri voluminoz, nje vend i vecante i kushtohet diaspores kuksiane ne Amerike, prej nga eshte edhe vete autori, njeri prej atyre qe pasi kapercyen veshtiresite e para, iu vune punes, mesuan gjuhen, nisen kualifikimin dhe po ecin cdo dite e me shume me hapa te shpejte drejt nje jetese te inkuadruar ne shoqerine amerikane.