Një 32 vjeçar shqiptar me banim në Romano di Lombardia dhe i njohur për policinë, është arrestuar mbrëmjen e së enjtes me 3.5 kg drogë e llojit kokainë.


Policia italiane në Lombardi ka kryer një bastisje në shtëpinë e shqiptarit ku përveç sasisë së kokainës, janë gjetur edhe doza heroine dhe materiale të tjera për paketimin e drogës. Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe mbi 1100 euro para të gatshme.


Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar në burgun e Bergamos, ku edhe do të merret në pyetje nga hetuesit.


Në banesën ku ishte fshehur droga në një fshat, jetonte edhe një grua 33 vjeçare me tre fëmijë, përkatësisht, 8, 5 dhe 1 vjeç dhe ndoshta kjo ishte arsyeja që konsiderohej si vendi i duhur për të fshehur drogës.


Droga dhe materialet e tjera të sekuestrruara


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter