Një 20 vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi shantazhonte një vajzë të mitur me foto nudo të saj.


I riu, i cili jeton në Peloponnese, përdorte rrjetet sociale për të shantazhuar vajzën. Në duart e tij kishte rënë një foto ku 14-vjeçarja ishte gjysmë e zhveshur.


Ai e përdori imazhin për të kërcënuar vajzën, duke i thënë se nëse nuk i dërgonte foto të tjera do ta publikonte në internet atë që kishte.


Policia greke gjeti në shtëpinë e tij dhjetëra foto dhe videove të vajzave të zhveshura dhe gjysmë të zhveshura, mes të cilave edhe ato të 14-vjeçares.