Doli sot numri i parë i gazetës Shqiptarja, një investim i përbashkët i Carlo Bolinos me ish drejtoreshën e Gazeta Shqiptare, Anila Basha. Në numrin e saj të parë zë vend të dukshëm një analizë e akademikut Rexhep Qosja, i cili analizon gjendjen jo vetëm të shtypit shqiptar të shkruar e viziv, por jep një panoramë të plotë edhe të gjendjes politike, ekonomike, kulturore e kombëtare.
Në editorialin e saj të parë drejtoresha e kësaj gazete Anila Basha thotë se do të jemi të balancuar dhe objektiv; të vërtetë dhe investigues; të moralshëm dhe pa dorashka.
Shqiptarja lindi pasi Gazeta Shqiptare pronë e “EdiSud” ju shit grupit “Fokus” në verën e këtij viti. Një pjesë e stafit të kësaj gazete tashmë janë tek Shqiptarja.
Redaksia e gazetës Tema u uron suksese në misionin e tyre për t’i dhënë më shumë liri dhe shanse fjalës së lirë dhe konkurrencës së ndershme në Shqipëri.