Spitali dëmshpërblen me 200 mijë euro familjen. Ngjarja në 2011-n


Mariglen Mullai


alketa baloshiGjinekologu italian që asistoi në operacionin çezarian të një shqiptareje, u dënua sot me një vit burg, sepse pacientja ndërroi jetë, sapo kishte lindur një djalë. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2011 dhe përgjatë këtyre 5 viteve janë kryer hetime ndaj mjekut gjinekolog Maurizio Lojacono, 55 vjeç, derisa sot gjykata ta dënonte me një vit burg. Ndërkaq, spitalit të Recantit, në zonën e Ankonës, do t’i duhet t’i paguajë 200 mijë euro gjobë familjes së shqiptares së ndjerë. Më konkretisht bëhet fjalë për shtetasen Alketa Baloshi, e cila kur iu nënshtrua operacionit, ku lindi edhe djalin e saj, Aleksin, ishte 35 vjeçe. Në operacion asistoi edhe gjinekologja tjetër Luciana Mattei, 64 vjeçe, nga Ankona, një mami dhe një infermiere, por u lanë të lirë. Sipas aktakuzës, hetimi është koordinuar nga zëvendës prokurori Enrico Riçioni, u konstatua se gjatë prerjejes çezariane ishin dëmtuar arteriet e brendshme, por operacioni ka përfunduar dhe askush nuk e ka vërejtur gjakderdhjen. Operacioni i dytë, hysterectomy (heqja e mitrës), është praktikuar vetëm në orën 6 të mëngjesit. Nëna e re, pasi lindi një fëmijë të bukur, Aleksin, është transportuar në gjendje kritike në një spital në Civitanova. Pas disa orësh mjekët vendosën ta transferojnë atë në spitalin rajonal të Torrettes në Ankona, ku ajo vdiq disa ditë më vonë, më 3 nëntor, në orën 11:30. Pas vdekjes së Alketa Baloshit, burri i saj, Sokol Kadiu, përpunues metalesh, 42 vjeç, që jeton në Recanati, ka marrë avokatin Andrea Canalini, për të ndjekur procesin gjyqësor. Spitali do t’i paguajë atij 200 mijë euro.


21 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)