Shqype Hasibra, shtetasja qe ne listat e zgjedhesve figuronte se ishte 158 vjec dhe ne fakt eshte vetem 58, ka shkaktuar debate te ashpra mes partive politike. Selia roze, u shpreh se listat e zgjedhesve po manipulohet qartazi nga qeveria ne pushtet. Sipas tyre, kete e verteton dhe ekzistenca e nje 158-vjecareje ne to. Por nga ana tjeter, Partia Demokratike perballe ketyre akuzave, u shpreh se kjo votuese eshte ende gjalle. Ne regjistrin e gjendjes civile, shtetasja Shqype Hasibra figuron se ka lindur ne vitin 1951 dhe jo ne 1851 sikurse figuron ne faqen zyrtare te Ministrise se Brendshme. Kjo banore e komunes Shkallnur ne Qarkun e Durresit eshte 58 vjec dhe gezon shendet te plote, pavaresisht akuzave dhe debateve politike qe zhvillohen per listat e zgjedhesve. Listat perfundimtare te zgjedhesve u bene publike rreth nje jave me pare nga Ministria e Brendshme.