Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka diskutar mbi projektligjin e ri për mbrojtjen e dëshmimtarëve. Drafti parashikon disa risi kundrejt ligjit ekzistues, ku kryesorja është zgjerimi i gamës së veprave penale, për të cilat garantohet mbrojtja. 

TIRANE- Komisioni Parlamentar i ligjeve ka shqyrtuar ligjin e ri për mbrojtjen e dëshmitarëve të hartuar nga Ministria e Brendshme. Drafti parashikon një zgjerim të numrit të veprave penale për të cilat dëshmitarët kërkojnë mbrojtje. Bëhet fjalë për vepra të dënueshme mbi 4 vjet burg, për rrezikun e jetës dhe shëndetit.

Sipas projektligjit, prokurori i cështjes i paraqet prokurorit të përgjithshëm kërkesën për mbrojtjen e dëshmimtarit, më pas ky i fundit e dërgon këtë kërkesë në një komision ekspertësh të cilët bëjnë edhe filtrimin e rasteve që kërkojnë mbrojtjen e dëshmimtarit. Drafti i paraqitur nuk ka një faturë financiare fikse pasi sipas ekspertëve të Ministrisë së Brendshme kjo do të varet nga numri i dëshmimtarëve që do të kërkojnë mbrojtjen e shtetit.
(e.n/News24/BalkanWeb)