Autori i Lajmit: red.
Bebat janë në rrezik më të madh për t u dëmtuar kur nënat e tyre nuk vendosin rripin e sigurimit

Një studim tregon se ekziston një mënyrë e thjeshtë për shpëtimin e jetës së foshnjeve të palindura gjatë aksidenteve me makina, mënyrë që shumë gra shtatzëna nuk e përdorin. Çdo vit, rreth 170 mijë gra shtatzëna përfshihen në aksidente me makina dhe shumë prej tyre nuk përdorin rripin e sigurimit. Por sipas një studimi, foshnjet e palindura janë në rrezik më të madh për t u dëmtuar kur nënat e tyre nuk vendosin rripin e sigurimit. Shkencëtarët pranë universitetit të Miçiganit morrën në shqyrtim 57 raste aksidentesh të rënda kur në makinë ndodheshin gra shtatzëna. 50

përqind e foshnjeve të grave që e kishin vënë rripin në mënyrë jo të përshtatëshme dhe 80 përqind e foshnjeve nënat e të cilave nuk kishin përdur rripin e sigurimit pësuan dëmtime të rënda ose vdiqën si pasojë e aksidentit. Ndërsa 75 e foshnjeve të grave që kishin vendosur rripin e sigurimit nuk pësuan ndonjë problem të madh. Mjekët thonë se ekziston mendimi i gabuar që gratë shtatzëna nuk duhet të vendosin rriptin e sigurimit kur ndodhen në automjet. Statistikat tregojnë se nëse gratë shtatzëne vendosin rripin e sigurimit sa herë udhëtojnë ose ngasin makinën, ato të shpëtojnë jetën e 200 foshnjeve që presin të lindin.

Ky lajm është publikuar: 28/06/2008