Autoritetet kanë dhënë alarm i kuq në Big Island, ishullin më të madh të arkipelagut të Hauai, pasi një shtëllungë e madhe tymi dhe hiri, prej më se katër kilometra është ngritur nga aktivizimi i vullkanit Kilauea.


Sipas ekspertëve të US Geological Survey, reja e errët tregon se erozioni vijon. Rreziku më i madh është për trafikun ajror, duke qenë se mund të përhapet deri në 20 kilometër larg kraterit. Hiri dhe tymi nuk janë helmues për popullsinë, por ekziston rreziku për helmimin nga anhidridi i sulfurit.


Aktivizimi i vullkanit ka nisur qysh në fillim të muajit maj, duke shkaktuar dëmtime shumë milionëshe në turizëm, rreth 5 milionë dollarë.







17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)