Ministria e Puneve te Jashtme maqedonase ka njoftuar se qe nga dita e sotme qytetaret e vendeve anetare te BE do te mund te hyjne ne Maqedoni pa pasur nevoje te pajisen me viza, por vetem me dokumentin e identitetit.

Sipas njoftimit, nje gje e tille eshte mundesuar pasi Parlamenti maqedonas ka miratuar ligjin per personat e huaj, i cili eshte harmonizuar me legjislaturen e BE-se.

Sipas ketij ligji, hiqen vizat per 20 shtete te cilat ndodhen ne te ashtuquajturen lista e bardhe e Bashkimit Evropian dhe per shtetasit e 100 vendeve te tjera qe zoterojne vizen shengen.

Per nje periudhe te shkurter kohore ne Maqedoni do te mund te hyjne pa viza edhe shtetasit e Malajzise, Indonezise, Singaporit, Karaibeve, Amerikes Latine, Tajlandes dhe disa shteteve te tjera.

Me kete veprim Maqedonia shpreson qe ne vitin 2009 qytetaret e saj te levizin pa viza ne vendet e BE-se.