04/02/2005  Fino: Komiteti Kombëtar i Strehimit politika për 35 000 të pastrehë


Komiteti Kombëtar i Strehimit do të caktojë politikat për të akorduar punën mes shtetit, bankave dhe firmave të ndërtimit. Në mënyrë që firmat e ndërtimit të ngrejnë pallate me një kosto të ulët dhe të pastrehët të marrin kredi dhe një pjesë e interesave të kredisë do të paguhet nga shteti. Janë 35 mijë familje të pastreha që do të presin të sigurojnë një shtëpi.


Buxheti i shtetit këtë vit ka akorduar 490 milion lekë fonde për strehimin, një pjesë e të cilave do të përdoren për zbatimin e disa projekteve pilote në zbatim të ligjit të ri të strehimit. Ndërkohë Minsitri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, Bashkim Fino kërkoi që dhe një pjesë e fondeve të insitucioneve shtetërore të depozituara në banka, por që janë asete të fjetura të kalojnë për të ndihmuar këtë proces. Ecuria e zbatimit të këtyre projketeve, monitorimi i tyre dhe evidentimi i problemeve që mund të dalin, do të jetë një nga synimet e punës se këtij Komiteti. Dje u mblodh ne takimin e parë Komiteti Kombëtar i Strehimit. Komiteti Kombëtar i Strehimit, me atributet e një organi keshillimor prane Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, i ngritur ne zbatim të ligjit nr. 9232, datë 13.05.2004 “Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane”, drejtohet nga Ministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe përbëhet nga 5 anetare dhe një sekretar. Anëtarët e Komitetit janë zëvendësministrat e Ministrive, politikat dhe programet e të cilave kanë ndikim të ndërsjelltë me ato të strehimit. Ne takimet e këtij Komiteti marrin pjesë edhe perfaqesues të pushtetit vendor, si edhe perfaqesues të sektorit privat dhe vete komunitetit, sipas ceshtjeve qe trajtohen ne mbledhjet e anetareve të Komitetit. "Domosdoshmeria e ngritjes se këtij komiteti rrjedh se pari, nga vet natyra e sektorit të strehimit si një sektor qe nderthurr shumë fusha si atë të financimit, ekonomise, ceshtjet sociale, planifikimin urban, çështje të politikave të decentralizimit, etj",, tha Minsitri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, Bashkim Fino. Me ngritjen e këtij Komiteti, qeveria synon të koordinoje më mirë punën për hartimin e politikave të strehimit, në menyre që të jenë sa më reale dhe ti përgjigjen si gjendjes ekonomike e sociale të familjëve në nevojë ashtu edhe gjendjes financiare të buxhetit të shtetit dhe organeve të qeverisjes vendore. Njekohesisht këto politika synojnë në gjenerimin e fondeve që mund të përdoren për progarme sociale strehimi në bashkëpunim me sektorin privat.