Koha për të ndrequr pamjen dhe natyrën e të qeverisurit të shtetit dhe për t’i ikur një herë e përgjithmonë varësisë është e gjatë por jo e përjetshme, kombe të tërë në botë kanë pasur probleme të ngjashme por jo të njejta në lidhje me qeverisjen e tyre, por ato nuk kanë pëlqyer zgjatjen e mësimeve të të qeverisurit ata janë bërë zotër të shtëpisë së tyre në krahët e demokracisë, lirisë, barazisë dhe të partneritetit. Përjetimet e kombeve në histori ndaj çështjeve të theksuara të procesit të demokratizimit dhe të shtetformimit kanë qenë jo edhe aq të ëmbla, jo edhe aq të lehta, por ato kanë kaluar “pragun e foshnjërisë” me dinjitetin dhe kurajon më të mëdha duke punuar denjësisht në drejtim të ardhmërisë dhe përbashkësisë e paqes.Ndërsa kombi shqiptarë si komb më me shumë traditë e kulturë historike ka përjetuar mësime të njëpasnjëshme të demokracisë të ndërrimit të sisitemeve dhe të lloj lloj konceptualizmave jo real të mënagjimit të këtij temparamenti të cuditshëm për shumë historian e politikanë e diplomat botëror. Asnjëherë kombi shqiptarë që nga copëtimi i tij nuk ka përjetuar dhe nuk ka shfaqur gadishmërinë e të ecurit sipas hapave të sigurt të progresit historik, ekonomik e demokratik se sa në periudhën e e mbas shekullit XX atëherë do udhej që sott ë mos mbretëronte koha e mbetjes cdo herë nën demofilokracinë dhe nënshtrim. Duhet ngritur nga ajo fjetje e madhe në kohë e kombit shqiptarë duke ndenjur krahë lidhur dhe ende me zingjirët e mbetur të së kaluarës në mendjet dhe në shpirtin e saj, duhet zgjuar ndjenjën e dashurisë e zgjuarsisë se si duhet mbajtur fort ajo histori dhe ai identitet brenda konditave të ndërtimit të vetvetes dhe të shtetit të saj. Nuk duhet lejuar që “pema e historisë reale” e kombit shqiptar dhe e ndërtimit të shtetit të prehet në rrënjë sikurse bëjnë njerëz të egër të cilët më pas vjelin frytet sipas qejfeve duke mos menduar se ato fryte të përpjekjeve historike vjelën duke mos dëmtuar rrënjën e historisë së tij. Kështu që sot problemet e së kaluarës po e mundojnë thellë në kurriz çështjen e së ardhmes së kombit shqiptar. Po ashtu problemet e shfaqura në Kosovë edhe pas pavarësisë janë rezultat i mungesës së rrënjëve reale dhe argumenteve qenësore për të mos lejuar proceset të marrin cdo herë rrugën e rënjëve dhe të rikthimeve në historinë e mësimit të ABC së demokracisë dhe të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Nuk mundet dhe nuk duhet gjithmonë një shtet të mbetet shtetë nën demofilokraci sepse kjo do e dëmtonte më së shumti procesin e demokratizimit dhe rrugës së ecjes së vetë shtetit të Kosovës në proceset koherente të modernimzimit dhe të ndërtimit të shtetit sipas qasjes nga brenda jashtë e jo duke u munduar të imitohet shteti i dikujt tjetër në botë të rrëshqitet në gabime të mëdha të proceseve historike prandaj duhet çdo herë dhe në çdo kohë e në çdo mënyrë shteti i Kosovës të mësojë të jetojë duke lëvizur e jo duke ndenjur çdo herë shtet i “hendikepuar i Ballkanit dhe Europës” duke pritur të tjerët të na sugjerojnë e mësojën rrugën, por kjo është dobësia e politikanëve të Kosovës të cilët dje kanë mësuar se që është shtetit sepse asnjëherë nuk e kanë përjtuar atë deri në palcbile edhe më tej se çdo të thotë të jesh pronarë i shtetit të Kosovës e çdo të thotë të jesh nxënës i ndërtimit të shtetit siç ka ndodhur më herët me shtetin shqiptar shih Princ Vidin dhe misione te tjera në Shqipëri të asaj kohe dhe tani shtetin e Kosovës i cili po mëson rrugën e ndërtimit të shtetit dhe atë të ruajtjes nga fqinjët e egër të saj historikisht.



Megjithëkëtë nuk duhet injoruar dhe as shikuar si një dëmtues të procesit të ndërtimit të shtetit të Kosovës misionin e EULEX-it sepse ai është një mision që ka histori dhe që ka pas vetes 27 vende të cilat secila nga to ka një arsye pse është pjesë e Unionit Europian, sepse edhe ato kanë mësuar shume sidomos nga njëra tjetra si të ndërtohet shteti dhe si të lëvizet përpara drejtë një rruge të përbashkët të paqes .Kosova nuk duhet të jetë një “shtet kukull” që dikush mund ta konsideroj si një fushë ku ndahen e shpërndahen qejfet e të tjerëve, sepse Kosova tani ka një bazë ku mund të ndërtoj ardhmërinë e saj e kjo bazë është Europa e cila si brenda me mision edhe jashtë duhet mësuar se si dhe në që mënyrë duhet përgaditur Kosovës për të jetuar së bashku në një familje sic është Unioni Europian. Dhe krejt në fund Eulex nuk ka ardhur në Kosvovë për të sjell dhumba ku mund të thumbohen problemet e së kaluar ajo ka ardhur për të mësuar që të mos jetohet më duke kthyer kokën mbrapa, ajo ka ardhur për të mësuar se shteti mbahet i fortë vetëm duke ndërtuar ura e jo duke prishur edhe ato që janë.Eulex në Kosovë është një lojtar i rëndësishëm i demokracisë për të mësuar Kosovën për të shuar problemet etnike dhe për të bërë një urë lidhëse së pari të Kosovës e pastaj edhe të tërë ballkanit drejt Unionit Europian .Ballkani nuk do jetë i qetë përderi sa nuk e kupton rolin dhe rrugën e demokracisë dhe të paqesë së përbashkët ,po ashtu ballkani duhet hequr mitet, iluzionet dhe atë mozaik të keqndërtuar të së kaluarës së mjerueshme të historisë.



Autori është Politolog dhe njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare

...