Mitomania eshte nje semundje mendore qe prek njerezit dhe qe shfaqet me se shumti atehere kur pacienti genjen vend e pavend. Duke analizuar disa nga qeverite e vendeve europiane Jacque Attali nje nga intelektualet me te shquar te kohes sone thote se mitomania eshte nje semundje qe prek edhe shtetet dhe shfaqet atehere kur shteti behet i paafte qe te respektoje vendimet apo ligjet qe miraton vete. Ai genjen gjithe boten nate e dite dhe harton e prodhon tekste te genjeshterta e te pazbatueshme dhe flet per shifra parash imagjinare e ben shpenzime gjithashtu te paimagjinueshme. Per te permbushur premtimet e tij ai genjen gjithe boten dhe ne fund si genjeshtar qe eshte nis te genjeje edhe vetveten. Ai behet keshtu nje shtet mitoman dhe nuk pyet me madje as qe do tia dije nese ajo qe thote eshte e vertete apo jo.


Shteti yne mitoman na thote se ka ndertuar 6000 km rruge dhe do te ndertoje edhe 5000 te tjera. Mirepo kush udheton neper Shqiperi veren se jo vetem qe nuk jane ndertuar kaq kilometra rruge por nganjehere te ngjan sikur edhe ato te ndertuarat jane shkurtuar. Modeli i shtetit tone mitoman eshte sjellja sidomos me Piramiden. Po ta analizosh nga pikepamja e psikanalizes apo e fenomenologjise shteti yne mitoman eshte sjelle me Piramiden sikur te ishte vertet nje i semure mendor. Te Piramida shteti yne mitoman shihte dy fantazma fantazmen e Enver Hoxhes dhe fantazmen e Top Channel-it. Fantazma e pare i ngacmonte dhe i perkedhelte sedren e liderit te njeshit. Egoja e mitomanit kthehej ne sjellje karikaturore dhe projektonte ne nenvetedije perngjasime me paraardhesit. E kini vene re se si Kryeministri yne ose kryemitomani yne permend vend e pavend Skenderbeun mbretin Zog ndersa Enver Hoxhen jo sepse vendin e tij e lakmon pra dhe ashtu ne enderr perdellehet kur mendon se edhe ai do te kujtohet si ata te dy pa kete te fundit se vendin e tij po e ze ai. Ndaj Piramida nuk eshte per te nje godine e bukur ne qender te Tiranes qe duhet ruajtur me arkitekturen qe ka jo ajo eshte ngrehina qe i kujton rivalin dhe ajo duhet zhbere. Aty eshte gjithashtu edhe nje media qe ai nuk e pertyp dot. Natyrisht tani duket sikur ai nuk ka nevoje me per Top Channel sepse ka aq shume media ne dispozicion sa nuk i numeron dot. Por per nje mitoman nuk eshte keshtu. Te Top Channel ai sheh gjithmone ate qe nuk e ka kjo media vjen ere qytet mban me shume parfum metropoli dhe ka shume pak provincializem. Top Channel qe kur u ideua ne fillim u ideua dhe u ngjiz me anen me te bukur shqiptare me shume qyteterim dhe me shume tharm tiranas brenda. Gjithe te tjerat bien pak ere fshat pak ere provincializem dhe kryemitomanit tone ne menyre te pavetedijshme i del ne enderr pikerisht kjo pamje dhe kjo ane e pasqyres qe ai dhe qeveria e tij nuk e kane ndaj edhe Piramida apo vendi qe e mban kete strukture duhet zhbere. Ne fillim si per te konkurruar imazhin qe prodhonte Top-i ai vendosi ta beje teater. Shume bukur. Vetem me kete imazh mund te konkurrohej imazhi i Top-it. Mirepo karakteristike e mitomanit eshte genjeshtra dhe shume shpejt edhe ai vete u bind se duhej nje genjeshter tjeter. Nuk mund te thuash me siguri se kur u mor vendimi per te genjyer prape para se te harxhoheshin parate per rikonstruksionin e Parlamentit te sotem apo pas. Kjo ka pak rendesi nje qeveri mitomane ka vetem nje pasion te genjeje dhe te shpenzoje para. Genjeshtari eshte brilant se ai nuk jep detaje ai deklaron. Ndaj askush nuk duhet te cuditet nese pas genjeshtres qe po degjojme keto dite te degjojme neser nje genjeshter tjeter. Dhe Jacque Attali perfundon Vjen nje dite dhe shteti duke mos pasur me mundesi reale qe te veproje kenaqet duke prodhuar genjeshtra. Dhe ashtu si njerezit e infektuar nga kjo semundje mendore ai genjen perdite e me shume inflacioni legjislativ dhe deficiti publik jane forma qe merr ne politike deliri verbal i nje mitomani LlsquoExpress 28.04.2010 perfundon ai.