Rusia përdori një program doping të sponsorizuar nga shteti në Lojrat Olimpike të vitit 2014.


Ministri i sportit të vendit drejtoi, kontrolloi dhe mbikqyri manipulimin e mostrave të urinës të bëra tek atletët rusë.


BBC raporton se investigimi u bë nga Agjencia Botërore e Antidopingut. Hetimi është mbështetur edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të disiplinuar Rusinë prag të Lojrave Olimpike që do të zhvillohen këtë verë në Rio.


Grigory Rodchenkov, ish drejtori i laboratorit antidoping të Rusisë, tha për Neë York Times në maj se ishte ai që kishte mbuluar përdorimin e drogërave nga rusët që morën pjesë në Lojërat Olimpike dhe se ai e bëri këtë gjë nën urdhrat e zyrtarëve rusë, nga Ministria e Sportit, Turizmit dhe Politikave të Reja.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter