vrasesit-e-21-janarit-1024x678Nga Rexhep Qosja*


Shteti shqiptar vazhdon të vrasë qytetarët e vet; dhe vazhdon ti vrasë me fjalë dhe me armë. Përvoja historike ka dëshmuar se vrasjeve shtetërore me armë pothuaj gjithmonë u paravijnë vrasjet shtetërore me fjalë. Në Kosovë, gjithmonë, para se të na vrisnin me armë, shteti serb dhe shteti jugosllav, na vrisnin me fjalë politikanët dhe shtetarët serbë. Është e gjatë, shumë e gjatë, vrasja shtetërore me fjalë në jetën e shqiptarëve: e gjatë sa është e gjatë jeta e shtetit shqiptar; e gjatë sa janë të gjata pushtimet e pushtuesve në historinë e shqiptarëve. Të gjata janë vrasjet shtetërore me fjalë dhe me armë edhe në disa shtete të tjera evropiane.


Njëzet vitet e fundit është shtuar shumë vrasja e shqiptarëve së pari me gojën e politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë e, pastaj, me armët e policëve dhe gardistëve shqiptarë që përdoreshin prej tyre. Kujtojeni vrasjen masive të shqiptarëve me gojën e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në mbledhjen e Kuvendit të Shqipërisë më 17.1.2011! Vrasës politik i denjë për tragjeditë e Shekspirit.


Kujtojeni varrosjen e këtyre të vrarëve me gojën e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, po në atë mbledhje të Kuvendit të Shqipërisë! Kujtojini varrosjet e të vrarëve me gojën e kryeministrit në sa e sa mbledhje të përparshme të Qeverisë e të Kuvendit me qeshjet cinike të kësaj kryetareje të Kuvendit të Shqipërisë! Varrtare e denjë për Makbethin e Shekspirit!


Pse shteti shqiptar i vret pamëshirshëm qytetarët e vet? Pse shteti shqiptar i vrau pamëshirshëm katër qytetarë të vet dhe plagosi dhjetëra të tjerë në demonstratën e 21 janarit?


Cilat janë arsyet e këtyre vrasjeve dhe të këtyre plagosjeve të qytetarëve shqiptarë nga shteti shqiptar?


Mendësia! Zakonet! Prapambeturia! Primitivizmi! do të thonë disa.


Nuk do ti shpjegoj vrasjet e qytetarëve shqiptarë prej shtetit të vet me nocione të tilla, të lashta, edhe pse roli fatal i tyre në këto krime është i madh, po me nocione të tjera, moderne.


Shkak i vrasjes shtetërore me gojë të qytetarëve shqiptarë është edukata katastrofale familjare e vrasësit, por shkak i vrasjes shtetërore me armë është një koncept tjetër.


Shkak i vrasjes shtetërore me armë të qytetarëve shqiptarë është koncepti romanik, anakronik, në të vërtetë koncepti në demokracitë moderne plotësisht i tejkaluar për shtetin, që përcakton sjelljen vrastare të kryeministrit të Shqipërisë, të pretorianëve të tij politikë dhe të kryetares fatale të Kuvendit të Shqipërisë.


Dhe, ky koncept romantik, në të vërtetë i tejkaluar për shtetin lexohet në sytë dhe në fytyrën e egërsuar të Sali Berishës, të pretorianëve të tij politikë; dhe partiakë! Dhe, sidomos, të Kryetares së Kuvendit.


Dhe, ky koncept romantik, në të vërtetë i tejkaluar për shtetin shqiptohet shpesh prej politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë rreth Sali Berishës.


E kam dëgjuar shumë e shumë herë.


Posaçërisht egër të shqiptuar e dëgjova në prag të demonstratës së 21 janarit, ditën e mbajtjes së demonstratës, ditën e parë pas demonstratës dhe ditën e dytë pas demonstratës.


Një ditë para demonstratës e shqiptoi, figurshëm dhe shpjegueshëm, ministri i Mbrojtjes. Ai doli para televizioneve, në cilësinë e ministrit, dhe tha: qeveria e Shqipërisë është legjitime; është e zgjedhur me votën e popullit; dhe, nuk mund të rrëzohet me demonstratë. Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë me këto fjalë ua çoi këtë porosi shqiptarëve: në qoftë se provoni të prishni rendin e Sali Berishës, demonstratën tuaj do ta shtrijë përtokë ushtria e Republikës së Shqipërisë. I tha këto fjalë ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe me hap ushtarak u zhduk në zyrën e tij.


Menjëherë pas ministrit të Mbrojtjes në të njëjtat media elektronike e pash dhe e dëgjova ministrin e Rendit Publik. Kërcënimi i tij ishte më i drejtpërdrejtë, kurse koncepti që ka për shtetin shumë më i qartë. Ai tha: të gjithë ata që do të prishin rendin (në demonstratë) do të ballafaqohen me grushtin e pamëshirshëm shtetëror të ligjit!


Koncepti shtetëror i ministrit të Mbrojtjes dhe koncepti shtetëror i ministrit të Rendit Publik të Shqipërisë u realizua siç e kishin menduar ata pikërisht ditën e demonstratës, në të vërtetë siç e kishte paramenduar padishahu i tyre.


Gardianët e mbrojtjes së Shtetit, në të vërtetë të Kryeministrisë, në të vërtetë të kryeministrit, në të vërtetë të Sali Berishës vranë me armët e tyre, disa media thonë, me snajperët e tyre qytetarë të paarmatosur!


Policët e Mbrojtjes së Rendit Publik të Shtetit rrahën pamëshirshëm dhe plagosën shumë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë, që bënin demonstratë për një shtet pak më të mirë se çështë ky në emrin e të cilët u vranë ata të katërtit dhe u plagosën ata që u plagosën!


A duhej të vriteshin ata katër qytetarë të Shqipërisë, që ishin çuar në demonstratë për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më demokratike se çështë kjo e sotmja, e sunduar prej Sali Berishës dhe pretorianëve të tij?


Politikanë, diplomatë, shtetarë, intelektualë të vendeve demokratike po thonë: Jo. Demonstruesit, njerëzit e paarmatosur, nuk duhet të vriten, as të plagosen, kurrë dhe kurrkund, prandaj as në demonstrata.


Kryeministri i Shqipërisë dhe pretorianët e tij politikë e partiakë thonë: Po. Duhet të vriten!


Dhe, thonë kështu jo vetëm për shkak të urrejtjes së madhe, irracionale që shpërthen prej syve, prej pamjes dhe prej gojës së tyre, por edhe për shkak të konceptit romantik, anakronik, kundërdemokratik, që kanë për shtetin.


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha: Banditët (demonstruesit R. Q.) do të përballen me atë që nuk mund ta imagjinojnë! E kjo: që nuk mund ta imagjinojnë, domethënë me zhdukje, asgjësim të menjëhershëm, aty, para Selisë së tij, para Shtëpisë së tij, para çdo institucioni shtetëror të cilit do ti afrohen siç iu afruan ata më 21 janar Kryeministrisë së tij.


Kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi, tha, dhe thënien e tij mediat elektronike e përsëriten prej çastit kur e shqiptoi deri në çastin kur po e shkruaj këtë artikull: Ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues është jetike për demokracinë! Meqenëse ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues edhe prej qytetarëve të vet, edhe prej demonstratës së atyre, që në demonstratë nuk janë çuar as për të përmbysur institucionet, as për të ndryshuar rendin kushtetues (jodemokratik) që mbron kryetari i shtetit, është jetike, atëherë kundër tyre është e lejueshme të përdoren edhe armët! Siç u përdorën!


Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë demokratike dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë demokratike, Astrit Patozi, tha: Rendi kushtetutar do të m