DW Qeverite lokale te vendeve ballkanike kane zhvilluar fushata informimi per ceshtjen e liberalizimit te vizave. Njerezit po e ushtrojne lirine e qarkullimit disa prej tyre po kerkojne strehim. A mos ligjet perkatese te azilit ne disa vende te BE-se jane pjese e problemet pasi japin shtyse per kerkesa te tilla



Vom Braucke Me sa jemi te informuar ne vetvete nuk ka shtysa per azilkerkuesit. Vertete ka pasur liberalizim te vizave per shumicen e vendeve te Ballkanit Perendimor dhe qe prej ketij liberalizimi ka pasur rritje te numrit te azilkerkuesve ne disa vende anetare te BE-se pasi udhetimi eshte bere me i lehte mirepo une nuk do ti quaja keto shtysa per te kerkuar azil.



DW Po por sistemet parashohin per azilkerkuesit e vertete periudha te caktuara qendrimi ne nje vend perendimor dhe keto rrethana po keqperdoren nga disa azilkerkues nga vendet ballkanike...



Vom Braucke Ajo cka mund te them eshte se perqindjet e njohjes se te drejtes per azil ne pergjithesi kane qene shume te uleta. Kesisoj shumices se atyre personave qe kane kerkuar azil nuk u eshte dhene azil. Pra ka pasur nje rritje te numrit te azilkerkuesve por numri i njerezve te cileve u eshte njohur statusi i refugjatit  ka qene i ulet. Me gjasa si rezultat i kesaj por edhe ne pergjithesi perballe rrezikut te abuzimit me lirine e vizave Komisioni Evropian ka parashtruar ne maj te vitit te kaluar nje propozim per ndryshimin e rregullores per vizat. Ky ben te mundur futjen e nje klauzole emergjence me ane te se ciles mund te zbatohet me shpejt sesa do te ishte ne rastet e zakonshme rifutja e detyrimit per vizat. shte fjala per nje propozim rregulloreje i cili eshte nen negociim ne Keshillin Evropian dhe ky mekanizem ka per te qene nje mekanizem i pergjithshem i cili do te vleje per te gjitha vendet jo vetem per vendet e Ballkanit.



DW A pret BE-ja qe vendet ballkanike te ndermarrin hapa te caktuar pervec fushatave te informimit



Vom Braucke Ka nje bashkepunim te pergjithshem midis BE-se dhe Ballkanit Perendimor ne lemin e drejtesise dhe te puneve te brendshme per sa u takon elementeve te pergjithshme. Se afermi ka pasur nje takim ministror midis BE-se dhe vendeve te Ballkanit Perendimor ne Maqedoni ne fillit te tetorit vitin e kaluar ne te cilin moren pjese edhe kryesia polake e radhes dhe ato pasardhese daneze e qipriote. Ne takime te tilla diskutohen te gjitha ceshtjet me interes te perbashket ne lemin e drejtesise dhe te puneve te brendshme si dhe migrimin e paligjshem e rrymat e azilit qe shkojne ose prej ketyre vendeve ne BE ose nepermjet ketyre vendeve ne BE. Pra ka nje bashkepunim per ti ndalur keto rryma nese eshte e mundur ne perputhje me standardet nderkombetare.



DW A ndikon pervoja e re me vendet e Evropes Juglindore mbi procesin aktual me Kosoven per liberalizimin e vizave dhe nese po ne cmenyre



Vom Braucke Sic lini te kuptohet aktualisht personat nga Kosova kane ende nevoje per vize per te hyre ne hapesiren Schengen per ta nuk ka liri vizash. Komisioni mund te parashtroje nje projekt per mandat per te hyre ne negociata me Kosoven per nje harte itinerari per vizat shenim i autorit lista e kerkesave ne dialogun e vizave BE/Kosove mbetet per tiu paraqitur qeverise se Kosoves. Kjo harte itinerari mund te shpinte ne fund ne heqjen e vizave. Pra procedura eshte kjo qe Komisioni Evropian do te duhej ti prezantonte Keshillit Evropian nje mandat per te hyre ne negociata per nje itinerar te tille dhe me pas itinerari do te percaktonte se cilat hapa duhet te ndermarre Kosova se cstandarde duhet te zbatoje per shembull per sigurine e dokumenteve perpara se qytetaret e Kosoves te mos kene me nevoje per viza. Topin e ka ketu Komisioni. Komisioni do te duhej ti prezantonte Keshillit nje mandat te tille mbi itinerarin per heqjen e vizave. Komisioni mund tia prezantoje Keshillit projekt-mandatin gjate kryesise daneze. Ne nuk e dime ende nese do ta bejne nje gje te tille. Me pas Keshilli do te duhej ti jepte Komisionit mandatin dhe ne fund do te shihej nese Kosova i ploteson kushtet e itinerarit. ...Normalisht harta e itinerarit do ti pershtatej vendit per te cilin behet fjale.



...Rregullorja per terheqjen e BE-se nga marreveshja per heqjen e vizave pasi kjo eshte miratuar njehere eshte ende nen negociim. Shtetet anetare te BE-se u moren vesh gjate kryesise polake per kete pjese te rregullores pra se ctrajte do te kete mekanizmi kjo eshte miratuar tashme ne Keshill. Mirepo ka ende pjese te rregullores qe gjenden nen negociim tani gjate kryesise daneze. Dhe pasi Keshilli te kete mberritur ne nje qendrim te perbashket ai do te duhet te hyje ne negociata me Parlamentin Evropian. Ne synojme te perparojme sa me shume gjate kryesise aktuale por nese do ta arrijme kjo sigurisht qe eshte e pasigurt te thuhet.



DW Cili eshte vleresimi ne Keshillin Evropian Sa i madh eshte rreziku per rifutjen e vizave per vende te caktuara evropianojuglindore



Vom Braucke Mendoj se kjo eshte e veshtire te thuhet. Ideja eshte kjo Vendet anetare do te duhej ti prezantonin Komisionit deshmi se liria e qarkullimit pa viza po keqperdoret nga vendi i trete joanetar i BE-se ne fjale ky mund te jete cilido vend i trete qe eshte pa detyrim per viza. Pastaj Komisioni do ta vleresonte informacionin dhe mund te pezullonte perkohesisht heqjen e detyrimit per vizat ne rast se rregullorja miratohet ne formen qe ka tani. Dhe pas nje periudhe kohe Komisioni do te vleresonte nese do ti duhej te prezantonte nje propozim per ndryshimin e vete rregullores. Pra pezullimi i perkohshem do te ishte kompetence e Komisionit bazuar mbi te dhenat e vendit anetar dhe ndryshimi i rregullores do te nenkuptonte qe Komisioni te prezantoje nje propozim i cili miratohet me pas ne procedure legjislative normale me perfshirjen e te dyve Keshillit dhe Parlamentit.



Autor Elert Ajazaj



Redaktoi Bahri Cani