Dëmtimet po ndjekin pas futbollistët e Milanit, edhe kur janë të grumbulluar me kombëtaret respektive, dhe kështu ka ndodhur gjatë pasdites së sotme me kapitenin e kuqezinjve, Alessio Romagnoli.


Ky i fundit ka ndjerë shqetësime muskulore, duke u detyruar të lërë grumbullimin me Italinë në Koverciano, ndërsa vetën më ditët në vijim do të përcaktohet shkalla e dëmtimit dhe koha e rikuperimit.


Ky është një lajm mjaft i keq për trajnerin e Italisë, Roberto Mancini, i cili ka thirrur menjëherë qendërmbrojtësin e Lazios, Accerbi, për ta pasur gati që nga ndeshja e nesërme ndaj Portugalisë.


Nga ana tjetër, janë shtuar dhimbjet e kokës edhe për Gattuson, që po shikon se si i firojnë titullarët një nga një, duke lënë skuadrën në vështirësi të mëdha, për takimet e ardhshme.


16 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)