Kentaki -Vetëvrasjet në ushtrinë amerikane duket se po bëhen problem shqetësues. Vetëm gjatë këtij viti, 11 ushtarë kanë vrarë veten në bazën amerikane Fort Kempbel të shtetit federal Kentaki. Agjencitë njoftojnë se në këtë bazë është ndërmarrë gjithçka për t'u konstatuar arsyet e mundshme, në mënyrë që të pengohen tragjeditë e mëtejme.



Në forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara, numri i vetëvrasjeve është më i madhi në 30 vitet e fundit. Shkaktarë kryesor theksohen problemet në familje, sidomos ndërmjet bashkëshortëve, dhe frika nga masat disiplinore.



Gjithashtu është konstatuar se ndër kategoritë më të rrezikuara nuk janë ata ushtarë, të cilët dy apo tri herë janë dërguar në Irak apo Afganistan, por ata të cilët vetëm një herë kanë qenë në zonat e luftës.