është shtuar interesimi i investitorëve të huaj për Kosovën, pas shpalljes së mendimit të GJND-së, thanë sot drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe të Agjencisë për Promovmin e Investimeve (API).
Interesimi i investitorëve është shtuar dhe duhet shfrytëzuar për të krijuar kushte dhe mundësi, në mënyrë që ata të mos ikin drejt vendeve tjera, u tha me këtë rast. Kryetari OEK-ut, Safet Gërxhaliu potencoi se ky interesim është shtuar sidomos pas vendimit të GJND-së.
Nga ana e tij, shefi i Agjencisë për Promovimin e Investimeve, Mustafë Hasani, theksoi se brengat e investitorëve potencialë, institucionet tona duhet t’i kenë parasysh.
Një ndër kushtet e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit është edhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, potencoi kryetari Gërxhaliu, i cili do të kërkoj nga institucionet që t’i përshpejtojnë angazhimet në këtë drejtim.
“Do të kemi një takim me ministrin Limaj nga i cili në emër të komunitetit të biznesit do të kërkojmë lidhjen hekurudhore Kosovë-Shqipëri si dhe ndërtimin e një arterie të rëndësishme mes Kosovës e Maqedonisë, e ajo është rruga Prizren Tetovë”, tha Gërxhaliu.
Ai theksoi se ekziston edhe interesimi i Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkomnbëtar që të ndihmojë në realizimin e këtyre projekteve kapitale.